Shifrat/ Tirana, kryevatra e virusit në vend. Ja si është raporti meshkuj-femra të infektuar

Saturday, 21 Mars 2020 11:33

Tirana mund të quhet edhe kryevatra e virusit në vendin tonë, pasi shënon numrin më të madh të të prekurve me koronavirus, të konfirmuar zyrtarisht nga Ministria e Shëndetësisë.

Në raportimin më të fundit, të paradites së sotme, nga 6 rastet e reja të konfirmuara me Covid 19, 5 ishin në Tiranë, kontakte të pacientëve të mëparshëm.  Në total, nga 76 raste të konfirmuar, 55 raste janë në Tiranë.

Ndërkohë që sikundër ishte thënë edhe më herët, nga raportimet lidhur me prekshmërinë në botë, edhe tek ne përqindja më e madhe e të prekurve janë meshkuj. Por, diferenca nuk është e ndjeshme.

Nga totali i rasteve të konfirmuara, 59% janë meshkuj dhe 41% janë femra. 

Në 24 orët e fundit janë testuar 46 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 6 raste të reja me COVID-19:
– 5 qytetarë nga Tirana, kontakte të rasteve pozitive
– 1 qytetar nga Fieri, gjithashtu person kontakti.
Deri në këto momente testuar 778 janë raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 76 raste.
Nga totali i rasteve të konfirmuara, 59% janë meshkuj dhe 41% janë femra. Ndërsa shpërndarja gjeografike e rasteve positive, është si vijon:

• Tiranë 55 qytetarë
• Durrës 5 qytetarë
• Lushnje 2 qytetarë
• Elbasan 2 qytetarë
• Fier 8 qytetarë
• Rrogozhinë 2 qytetarë
• Kavajë 2 qytetarë

Janë shënuar deri tani dy raste humbje jete.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...