Dyndja shqiptare/ Ja pse Italia nuk veproi si Edi Rama

Saturday, 21 Mars 2020 13:57
Mijëra shqiptarë vërshuan në rrugë sot për shkak të menaxhimit skandaloz të situatës nga kryeministri Edi Rama. Por vendi fqinj, Italia, refuzoi ta zbatojë masën e mbylljes total të supemarketeve dhe dyqaneve të ushqimoreve në fundjavë, shkruan Panorama.

Sipas Corriere della Sera, Qeveria Italiane e ka refuzuar këtë masë me argumentin se mbyllja në fundjavë do të sillte flukse dhe dyndje ditët e tjera të javës ku qytetarët do të kërkonin të blinin produktet e ndryshme.

Italia ka zbatuar deri më sot, por ka pranuar si ‘masa mbrojtëse’ e hyrjes me radhë në këto supermarketet, po ashtu qëndrimi në radhë dhe vendosja e maskave dhe dorezave mbrojtëse.

“Supermarketet qëndrojnë të hapur edhe në fundjavë. Qendrat tregtare, supermarketet dhe dyqanet që shesin ushqime qëndrojnë të hapura edhe të shtunën edhe të diele..

Vendosja e kufizimeve që i janë kërkuar disa qeverive nuk janë pranuar nga qeveria italiane që ka rastet më të larta të prekura nga koronavirusi.

Qeveria italiane nuk e pranoi kufizimin e mbylljes së supermarketeve dhe dyqaneve të ushqimoreve në fundjavë, për shkak se kjo do të sillte prani të shumtë njerëzish ditën e tjera kur këto do të hapeshin.

Është zbatuar rregulli për të hyrë njëri pas tjetrit, kjo në varësi të metrave katrorë të dyqaneve, po ashtu duke qëndruar në radhë jashtë dyqanit.

Po ashtu dhe është zbatuar rekomandimi për të vendosur maska dhe doreza”, shkruan media italiane Corriere della Sera .

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...