Krahas keqardhjes, lajmi shkaktoi gjithashtu habi për faktin se çfarë e kishte çuar këtë të moshuar disa dhjetëra mijëra kilometra larg Shqipërisë për të ndërruar jetë pikërisht atje.
Mësohet ekskluzivisht se i moshuari shqiptar kishte shkuar për pushime disa ditë më parë në Indonezi bashkë me familjen.
Vajza e tij është martuar me një zvicerian dhe të dy ata vendosen që në udhëtimin për në Indonezi të merrnin edhe prindërit të kësaj të fundit, por duket se gjithçka ka shkuar keq.
Tre shqiptarët, pikërisht 85-vjeçari që ndërroi jetë, bashkëshortja e tij dhe vajza janë infektuar me koronavirus, ndërsa dhëndri zvicerjan ka rezultuar negativ.
Vajza dhe nëna janë në gjendje shëndetësore të stabilizuar, ndërsa 85-vjeçari është varrosur nga autoritetet indoneziane.
Ndërkohë, mësohet se në Indonezi gjenden edhe një çift shqiptarësh që nuk ka lidhje me familjen e mësipërme. Ata kishin shkuar për pushime, por kanë ngecur në Indonezi për shkak të krizës së shkaktuar nga koronavirusi.