Mos fajësoni qytetarët, Rama bëri një zhvendosje skandaloze

Saturday, 21 Mars 2020 15:12

Këto orë rrjetet sociale janë mbushur me foto dhe video të qytetarëve që kanë dalë masivisht në rrugë dhe kanë mbushur tregjet dhe supermarketet për shkak të fashave orare që ka vendosur kryeministri Edi Rama.
Ndryshe nga Italia, që është vendi më i goditur nga koronavirusi, kryeministri Edi Rama vendosi të bllokojë tregjet dhe dyqanet në fundjavë, duke krijuar radhë të mëdha
Por shqiptarët duhet të mësojnë se këto janë kostot që paguhen kur drejtohesh nga një kryeministër i paaftë.
Përveç korrupsionit, tani duhet të kuptojnë se edhe paaftësia është diçka po kaq e rëndë.
Si fillim, qytetarët shqiptarë u treguan si çdo popull normal europian, që ishte në luftë me një armik të padukshëm. Frika ishte e madhe, kurse reagimet ishin normale dhe distancimi social respektohej.
Por gjithçka ndryshoi kur nisi gjuha e helmuar e Edi Ramës, e mbushur me fjalor të tillë lufte si bomba, tradhtarë, varre, etj.
Atëherë u bë një zhvendosje e frikshme. Për qytetarët armiku nuk ishte virusi i padukshëm, por një virus më i dukshëm, me mjekër dhe i përçudnuar atje larg në një bunker në Surrel. I fshehur në bunker, prej andej nxirrte jo vetëm urdhra, por zbarkoi edhe ushtrinë në qytet.
Sjellja e qytetarëve nisi të ndryshojë. Teza e Ramës se dënohet kush hap panik, ishte bërë dënohet kush nuk përhap panik. Në Perëndim po mundohen me çdo kusht që të ruajnë shëndetin mendor të popullatës, duke përzgjedhur fjalët dhe vendimet. E para sepse ai është i rëndësishëm për në vazhdim, por edhe sepse me shëndetin mendor është i lidhur edhe sistemi imunitar i çdo njeriu, edhe në rast se do përballet me koronavirusin,
Rama e çoi në pikën e fundit shëndetin mendor të popullit të tij dhe zhvendosi krejt fushën e betejës.
Këto kosto janë të rënda dhe me pasoja afatgjatë. Viruset do vijnë dhe do të shkojnë, por ky është një virus tjetër. I cili përveçse ka tharë burimet dhe paratë e shqiptarëve bashkë me miqtë e tij miliarderë, tani po u shkatërron edhe shëndetin mendor atyre.
Më poshtë se kaq nuk shkon më.

Modifikuar më Saturday, 21 Mars 2020 16:08
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...