Blerja e mjeteve mbrojtëse të mjekëve, Spahia: Qeveria, e papërgatitur

Diel, 22 Mars 2020 15:57

sh deputeti i Partisë Demokratike Bardh Spahia ka publikuar një dokument, i cili sipas tij vërteton shqetësimet serioze të opozitës gjatë gjithë këtyre javëve të fundit për gjendjen në sistemin shendetësor.

“Dokumenti më poshtë provon se shqetësimi ynë i gjithë këtyre ditëve ishte i drejtë dhe se Qeveria e mori lehtë dhe u kap e papërgatitur nga situata e krijuar. Edi Rama bleu mjete mbrojtëse personale (edhe kjo blerje në sasi të pamjaftueshme) 1 muaj me vonesë dhe vetëm 12 ditë pas konfirmimeve të rasteve të para të të prekurve me COVIOD-19. Nuk dua të komentoj fare faktin se blerja është kryer me kontratë sekrete, apo thënë ndryshe pa garë, sepse Qeveria kështu ka vepruar në kohë normale, dhe jo më në këtë kohë emergjence, por sigurisht dua të shpreh indinjatën time për një vendim kaq të vonur”, shkruan Spahia.

Ja postimi i plotë

 
 

MË MIRË VONË SE KURRË!

 

Që në fillim të muajit Shkurt, Opozita dhe Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha kërkoi që të merren menjëherë masa për të pajisur stafin mjekësor me pajisje mbrojtëse të domosdoshme, për të përballuar situatën e pritshme me koronavirus. Qeveria u tall, bëri propagandë dhe Edi Rama zotohej deri më 9 Mars se Shqipëria nuk është e kërcënuar dhe se fundi i botës nuk po vinte, për shkak të “masave penguese” që kishte marrë Qeveria!

Rasti i parë me COVID-19 u konfirmua në 9 mars. Vazhduam pa pushim, me përgjegjshmëri të plotë, të kërkojmë pajisje mbrojtëse për mjekët, të bindur se Shqipëria nuk ka luksin për të futur në karantinë mjekët, dhe se siguria e mjekëve dhe infermierëve, është mburoja e vetme midis qytetarëve dhe virusit. Ajo që u provua ishte se e vetmja masë mbrojtëse që kishte ofruar Qeveria ishin 1.2 milion maskat e skaduara, të cilave me vetëdije u kishte mbuluar datën e skandencës.

Dokumenti më poshtë provon se shqetësimi ynë i gjithë këtyre ditëve ishte i drejtë dhe se Qeveria e mori lehtë dhe u kap e papërgatitur nga situata e krijuar. Edi Rama bleu mjete mbrojtëse personale (edhe kjo blerje në sasi të pamjaftueshme) 1 muaj me vonesë dhe vetëm 12 ditë pas konfirmimeve të rasteve të para të të prekurve me COVIOD-19. Nuk dua të komentoj fare faktin se blerja është kryer me kontratë sekrete, apo thënë ndryshe pa garë, sepse Qeveria kështu ka vepruar në kohë normale, dhe jo më në këtë kohë emergjence, por sigurisht dua të shpreh indinjatën time për një vendim kaq të vonuar.

Mosmarrja e vendimeve të duhura, në kohën e duhur, është arsyeja e vërtetë pse Edi Rama po detyron qytetarët të mbajnë të gjithë peshën e sakrificës dhe prej ditësh ka vendosur të braktisë detyrën e Kryeministrit dhe të mbyllet në shtëpi. Është pasojë direkte e vendimeve të vonuara të Edi Ramës infektimi i 9 mjekëve/infermierëve dhe vetëkarantimi i dhjetëra të tjerëve.

Dua të përsërisë pa pushim: Qeveria të vendosë në dispozcion të shëndetësisë fondet e nevojshme, pajisjet e nevojshme, si dhe pa humbur kohë më shumë, të blejë në sasi të mjaftueshme edhe testet dhe materialet testuese për qytetarët.

Image

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...