Tragjedia italiane, 651 të vdekur në 24 orët e fundit. Bie numri i të infektuarve

Diel, 22 Mars 2020 21:36

Italia vijon të jetë edhe sot vendi me bilancin më negativ në betejën me koronavirusin. Numri i viktimave me koronavirus brenda 24 orëve është 651 e numri total i tyre ka arritur në 5476.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 5560 raste më shumë. Numri i përgjithshëm i personave pozitiv me COVID-19 është 59138. Sipas ekspertëve ka një rënie të lehtë në numrin e të prekurve, në krahasim me ditët e para.

 

Pacientët e shëruar janë sot 7024 e në 24 orë janë verifikuar 952 persona më shumë, një e dhënë kjo pozitive e pothuajse në të njëjtin trend me një ditë më parë kur numri i tyre ishte 943.

Në Lombardi janë aktualisht 27 206 persona me COVID-19 e numri i viktimave është 3456 e brenda 24 orësh janë regjistruar 361, një numër ky më i ulët se numri i viktimave të 24 orëve më parë (që ishte 546). Shqetësuese mbetet situata e pacientëve në gjendje kritike për jetën e në repartet e terapisë intensive ku numri i tyre deri më tani është 3009.

Numri i pacientëve që po kurohen në struktura spitalore është 19846 e 23783 po kurohen në kushte shtëpie. Ndërsa ndryshe nga një ditë më parë rajoni me numrin më të ulët të personave të infektuar është Molise me 66 raste e 7 viktima. Ndërsa rajoni pa asnjë viktimë me koronavirus vazhdon të mbetet ai i Bazilikatës.

Gjatë 24 orëve të fundit është rritur dhe numri i personave të infektuar në rajonin e Lazios, ku është pozicionuar kryeqyteti italian Romë me 1383 persona pozitive e 53 viktima. Rajonet jugore italiane gjithashtu kanë sinjalizuar rritje të rasteve me OCVID-19 në territorin e tyre.

Në Kalabri janë deri më tani 273 të infektuar e 8 viktima,

Në rajonin e Puglias, 786 raste e 31 viktima.

Në Sardenja janë 339 të infektuar e 7 viktima

Në Sicili 630 të infektuar e 8 viktima.

Deri më sot Italia ka kryer 258 402 tampone.

Statistikat

4,826 punonjës të kujdesit shëndetësor në Itali janë infektuar nga koronavirusi i ri Covid-19. Informacioni bëhet i ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetit në Itali (ISS). Kjo do të thotë se rreth 9% e të infektuarve në të gjithë vendin nga Covid-19 janë punëtorë të kujdesit shëndetësor. Federata Kombëtare e Kirurgëve dhe Stomatologëve në Itali po boton një procesverbal të mjekëve që janë infektuar dhe kanë vdekur nga Covid-19 që nga fillimi i shpërthimit, shkruan CNN.

Ajo rendit 18 mjekë që kanë ndërruar jetë që nga 11 Mars; prej tyre, 15 janë nga Lombardia, rajoni më i goditur dhe epiqendra e shpërthimit të Italisë. Është e paqartë nëse secili prej mjekëve të listuar po luftonte drejtpërdrejt me shpërthimin e koronavirusit dhe duke trajtuar të infektuarit.

 
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...