“M’u duk një tmerr”, Lubonja për videon fake të kryeministrit: Duhet ta hidhte në plehra, publikimi për të trembur njerëzit

Hënë, 23 Mars 2020 18:01

Analisti Fatos Lubonja, në një lidhje të drejtpërdrejtë me “News 24”, ka komentuar edhe gafën e Ramës me videon e publikuar në “Facebook”, ku kryeministri thoshte se policia spanjolle ka përdorur dhunë ndaj protestuesve që nuk respektonin rregullat, por që më vonë rezultoi se pamjet ishin nga një protestë antiqeveritare në Algjeri.

Lubonja tha se kur ka parë pamjet është tmerruar, kurse shton se një njeri me kulturë demokratike, edhe sikur vërtetë të ishin pamjet në Spanjë (gjë që nuk ishte) duhet ta hidhte në kosh të mbeturinave atë video, por se kryeministri ynë e publikoi si formë presioni që njerëzit t’iu binden urdhërave.

“Rama nëse do të të kishte një kulturë demokratike, do thoshte qenkan cmendur spanjollët, por ai e hodha. Unë kur e pashë videon, thashë c’ështe ky tmerr. Për mua, Rama duhet ta kishte hedhur në plehra. Kjo tregon se ai e përdori për të trembur njerëzit që mos dalin nga shtëpia.

Më shumë se armik e tradhtar, ai është njeri mbi të gjitha e duhet ndërgjegja të na drejtojë. Ta kthesh shkatërrimin e tjetrit për të shkatërruar ankthin tënd, ky është një problem. Edhe policët vetë janë me ankth. Armiku jemi ne, njeriu ynë i afërt dhe ndaj duhet të ruajmë distamncat e t’i duam familjarët”, u shpreh Lubonja.

 

Fatos Lubonja theksoi më tej se i vjen keq që kreu i qeverisë Rama, se në vend që të publikojë mesazhe pozitive, flet me mesazhe negative shpesh, teksa përmend policët, gjobat etj.

Më tej Lubonja deklaroi se situata duhet parë me pozitivitet, se gjërat mund të përmirësohet dhe pas një farë kohe t’i kthehemi jetës normale.

“Unë nuk hyj tek njerëzit optimist për situatën. Ne kemi nevojë t’i këndojmë jetës dhe jo vdekjes në këto raste. Ne kemi nevojë që t’iu japim shpresë të tjerëve. Mos harrojmë se në Itali nuk ka të vdekur nga të rinjtë. Ka edhe elementë që na bëjnë optimist. Të moshuarit kanë arsye pse të jenë më në ankth, por duhet të ruajnë distancat dhe besoj se nuk ka problem. Thuhet se është virus inteligjent, pasi nëse e ke, vjen dhe dobësohet. Thuhet se virusi u përhap shumë në ndeshjen Atalanta – Valencia, pasi kiste shumë njerëz nga Italia dhe Spanja, por të urojmë në kthim të jetës normale sa më shpejt”, tha Lubonja.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...