FOTO/ Bashkia e Shkodrës vishet me tringjyrëshin e flamurit italian. Ademi: Solidarizim me kombin që priti gjithmonë shqiptarët

Hënë, 23 Mars 2020 19:34

Bashkia e Shkodrës është veshur këtë mbrëmje me tringjyrëshin e flamurit italian, në shenjë solidaritetin me kombin që priti shkodranët dhe shqiptarët në çdo kohë në ditët e tyre më të vështira.

Kryetarja e Bashkisë, Voltana Ademi, shkruan:  

 

Derë e hapur, strehë dhe shpresë për shqiptarët e veçanërisht për Shkodrën, që nga koha e Skenderbeut dhe deri në ditët tona! Vendbanim dhe vendlindje e mijëra shqiptarëve që unifikojnë dy vendet tona me dyshtetësinë!

 
 

Djepi i kulturës europiane e botërore, atdheu i Dantes dhe i Garibaldit, Lucia Nadin, Celentanos, Al Bano dhe Roberto Baggio po kalon ditë shumë të vështira.

 

Mijëra jetë po shuhen nga e njëjta epidemi që po sulmon edhe Shqipërinë tonë.

Sot vetëm mund të lutemi për Italinë dhe italianët!

Tregojmë solidaritetin e mbështetjen tonë duke ndezur Tringjyrëshin në Bashkinë e Shkodrës!

Login to post comments