'Rama si Vuçiç, nxjerr ushtrinë për të frikësuar njerëzit'

Hënë, 23 Mars 2020 19:38

Kryeministri Edi Rama insistoi sot se policia dhe ushtria kanë dalë në rrugë për të mbrojtur vendin nga tradhtarët.

Retorika e tij vjen pasi publikoi një video ku tha se duket policia spanjolle duke dhunuar popullin. Ajo rezultoi nje Fake News. Pavarësisht këtij skandali, Rama nuk e tërhoqi videon dhe tha se i përmbahet mesazhit të saj.

 

Por ndryshe ndodh në Spanjë dhe në çdo vend tjetër demokratik. Gazetari i BIRN, Aleksandar Brezar ka publikuar një video, ku shihen ushtarët spanjollë duke qepur maska.

 
 

“Ndërkohë në Spanjë, në kundërshtim me idenë se ushtria duhet të jetë në marshim në rrugë duke frikësuar njerëzit për të respektuar gjendjen e jashtëzakonshme, siç ndodh në Serbi dhe Shqipëri, ushtria spanjolle është e zënë me qepje maskash”, shkruan ai.

 

Ndërkohë në Spanjë ushtria është e zënë edhe me ngritjen e spitaleve provizore. Kurse në Shqipëri harxhohen mijëra litra karburant nga ushtria për të bërë shfaqje.

Por duket se edhe në këtë rast, sërish Edi Rama dhe Aleksandar Vuçiç, presidenti i Serbisë, mendojnë dhe veprojnë njësoj.

"Përderisa ushtria në Shqipëri e Serbi e kallxon "dorën e shtetit" me armë nëpër rrugë duke i frikësu njerëzit, ushtria e Spanjës është nxanë tu qep maska! Dikush e ka me rëndësi me i kallxu popullit muskuj në këtë vakt, e dikush do me i shërby qati populli!" shkruan gazetarja investigative kosovare, Jeta Xharra.

 
 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...