BE kushtëzon hapjen e bisedimeve me ligjin anti-media të Ramës

Hënë, 23 Mars 2020 22:14

Një dokument i rrjedhur në media nga Këshilli i Bashkimit Europian, bën të ditur se krerët e shteteve janë të gatshme të hapin bisedimet, por para konferencës së parë, qeveria shqiptare duhet të zbatojë një numër kushtesh, përfshirë ‘ndjekjen e këshillës së Komisionit të Venecias’ për legjislacionin kontrovers kundër medias, të cilën qeveria e quan ‘paketa anti-shpifje’.

Nga Gjergj Erebara-BIRN

Krerët e shteteve anëtare të Bashkimit Europian pritet të japin miratimin paraprak për hapjen e bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, por për Shqipërinë pritet të ketë një numër kushtesh para se të kryhet ‘konferenca e parë’ e negociatave, bëjnë të ditur raportimet e medias ndërkombëtare si Reuters dhe Financial Times.

 

Njëri nga kushtet lidhet me ligjin kontrovers të maxhorancës socialiste të kryeministrit Edi Rama për krijimin e një regjimi ekstragjyqësor të përmbajtjes së lajmeve të publikuara në median në internet, të cilin Rama e prezanton si ‘Paketa anti-shpifje’.

 

Sipas dokumentit të projektvendimit që pritet të miratohet në një telekonferencë të Martën (24 Mars), Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të marrin vendimin për hapjen e bisedimeve, por për Shqipërinë, vendimi do të kushtëzohet dhe konferenca e parë nuk do të zhvillohet para se të plotësohen kushtet.

Sipas Financial Times dhe Reuters, gazetarët e të cilëve e kanë parë dokumentin, kushtet që Shqipëria duhet të plotësojë janë: Reforma elektorale sipas rekomandimeve të OSBE, përfshirë transparenca e financimit të partive, përfundimi i reformës në drejtësi, përfshirë gjykatë kushtetuese dhe gjykatë të lartë funksionale, si dhe amendimin e ligjit të medias sipas rekomandimeve të Komisionit të Venecias.

Ligji i medias u miratua në Kuvedin e Shqipërisë nga shumica socialiste e kryeministrit Edi Rama në 18 Dhjetor 2019, mes protestave të shumta të shoqërisë civile shqiptare, medias dhe institucioneve ndërkombëtare, të cilat e konsideruan atë një ligj jodemokratik, ose jo në përputhje me standardet ndërkombëtare.

Socialistët u detyruan të bëjnë një hap pas mbi këtë ligj pasi presidenti Ilir Meta e riktheu atë për shqyrtim parlamentar duke vënë në diskutim përputhjen e tij me kushtetutën ndërsa Këshilli i Europës, i cili ka një mision monitorues për Shqipërinë, i dërgoi kërkesë për komente Komisionit të Venecias, institucionit që ka shqyrtuar një numër të lartë mosmarrëveshjesh kushtetuese gjatë kohëve të fundit në kushtet kur Shqipëria nuk ka një gjykatë kushtetuese funksionale.

Komisioni i Venecias pritej të jepte opinionin e vet mbi projektligjin më 21 Mars, por mbledhja për miratimin e opinionit u shty për në qershor për shkak të Pandemisë COVID-19.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...