Koronavirusi/ ISHP: Si të kujdeseni për të moshuarit dhe fëmijët

Tuesday, 24 Mars 2020 08:24

Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) ka publikuar disa masa, se si duhet të kujdesemi për të moshuarit dhe fëmijët, në situatën e përhapjes së virusit COVID -19, edhe në vendin tonë.

“Nëse je mbi 60 vjeç, ose keni sëmundje të tjera si sëmundje kardiovaskulare, respiratore, diabet shmangni ambientet e populluara ose ambientet ku mund të ndërveproni me persona të sëmurë”- shprehet ISHP-ja.

ISHP sqaron se, “gjatë kohës së stresit dhe të emergjencës është normale që fëmijët të kërkojnë më shumë prani e të jenë më shumë kërkues ndaj prindërve. “Diskutoni me fëmijët për COVID-19, në një mënyrë të sinqertë e të përshtatshme për moshën e tyre”- shprehet ISHP.

“Nëse keni ndonjë gjendje ekzistuese shëndetësore, është veçanërisht e rëndësishme të bëni gjithçka që mundeni për të reduktuar rrezikun e marrjes së COVID-19, për shembull, larja e shpeshtë e duarve tuaja, shmangia e tubimeve të mëdha të njerëzve dhe duke qëndruar larg nga cilido që është i sëmurë” bën apel ISHP-ja.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...