Filozofja Flasspöhler: Kjo mbyllje, një hapësirë për të menduar që po na dhurohet

Tuesday, 24 Mars 2020 09:26

Të reflektojmë, të mendojmë, të durojmë – Filozofes Svenja Flaßpöhler ndalimi aktual i jep guxim. Ajo sheh tani një shans, për t’u shkëputur nga zinxhiri i pafund i konsumit dhe që shoqëria të nisë të mendojë ndryshe.

Nga Deutsche Welle

Filozofja Svenja Flaßpöhler është kryeredaktore e revistës „Philosophie Magazins". Që nga viti 2013 ajo drejton së bashku me Wolfram Eilenberger, Gert Scobel dhe Jürgen Wiebicke Festivalin Ndërkombëtar të Filozofisë "phil.cologne". Flaßpöhler ka qenë më parë kryeredaktore për letërsinë dhe shkencat humane në sektorin e kulturës në radion Deutschlandfunk. Ajo është autore e shumë eseve dhe librave, duke përfshirë edhe bestsellerin "Gruaja potente. Për një feminitet të ri".

DW: Zonja Flaßpöhler, po takohemi këtu në kopshtin tuaj të vogël. Duke patur parasysh blerjet në panik për të grumbulluar ushqime, a mendoni se po përjetojmë tani rilindjen e prodhimit për nevoja vetjake?

Svenja Flaßpöhler: Pronarët e mëparshëm të këtij kopshti ishin një çift shumë i vjetër, që e shfrytëzonin kopshtin që nga vitet 1920-të. Ata u shpërngulën këtu me fëmijët në vitet 1950-të, kur kishte mungesë furnizimi dhe një mungesë aktute strehimi në Gjermani.

Përsa i përket kësaj ne këtu vazhdojmë një farë tradite. Mendoj se është gjithashtu e rëndësishme të them, se unë këtu jam në një situatë relativisht të privilegjuar. Nuk punoj në kasë në supermarket, nuk më duhet të punoj në një spital të tejmbushur, nuk jam vazhdimisht e ekspozuar ndaj rrezikut të infeksionit, por tërhiqem në një vend të gjelbëruar dhe punoj këtu.

DW: Nuk i dhamë dorën njëri-tjetrit. Kultura e përshëndetjes dhe mënyra dhe si të gjithë ne takohemi, aktualisht po ndryshon. Si mund ta kompensojmë këtë?

Svenja Flaßpöhler: Nuk e di nëse kjo me të vërtetë mund të kompensohet. Ne ndodhemi në fillim të një përvoje, që ndoshta nuk do ta harrojmë më kurrë – dhe është shumë interesante që normalisht afërsia, solidariteti dhe përkujdesi tregohen duke përqafuar njerëzit apo duke i ftuar në shtëpi. Tani kjo po kthehet në të kundërtën. Ky ndryshim është i vështirë për të gjithë ne - dhe kjo është një gjë e mirë.

DW: Në historinë e njerëzimit ka pasur gjithmonë epidemi, si për shembull murtaja në Mesjetë apo gripi spanjoll në vitin 1918. Në çfarë mase virusi është tani një test stresi për shoqërinë?

Svenja Flaßpöhler: Gjëja e parë që më vjen ndërmend është libri "Mbikqyr dhe dëno" i Michel Foucault. Historiani dhe filozofi francez është marrë shumë hollësisht me murtajën e fillimit të shekullit të 17-të dhe mendon, se lufta kundër ngjitjes, infeksionit është më shumë se një masë mjekësosre.

Kjo është më tepër skena bazë e një shoqërie disiplinare, sepse jemi të ndarë, të parcelizuar, të vrojtuar dhe të kontrolluar. Në moment po përjetojmë të njëjtën gjë: Të gjitha hapësirat e takimit si teatrot dhe hapësirat publike mbyllen. Nuk i takon më të tjerët. Je i detyruar të tërhiqesh në hapësirën tënde private.

DW: Deri në ç‘masë kjo krizë na bën të vetëdijshëm për dobësitë e sistemit tonë ekonomik?

Svenja Flaßpöhler: Çuditërisht qartë. Më bie ndër mend raporti i tensionuar mes prodhimit dhe riprodhimit, që është vënë në pah nga filozofia feministe që në fillim të viteve 1970-të. Në histori ka qenë gjithmonë kështu, që prodhimi është vënë para riprodhimit. Riprodhimi, pra gjithçka që gratë bëjnë kryesisht pa u paguar, zhvillohej në sfond.

Tani e kuptojmë sa e rëndësishme është kujdesi, përkujdesja, shërbimi. Dhe nga ana tjetër e kuptojmë edhe sa shumë i gjithë sistemi ynë është i projektuar për të konsumuar dhe prodhuar, në mënyrë që ky kordon i pafund të vazhdojë. Tani e kuptojmë se sa i brishtë është ky sistem kapitalist, dhe se ndoshta tani është e përshtatshme ta rimendojmë këtë hierarki.

DW: Po ta shohësh me objektivitet kriza e klimës është një kërcënim më i madh se virusi korona. Megjithatë kriza aktuale shendetësore në kohët e koronës merret shumë më seriozisht. Pse është kështu?

Svenja Flaßpöhler: Nga vështrimi i këtyre dy krizave në këtë kontekst zbulon shumë. Në këtë moment na kërkohet solidaritet me të moshuarit. Kur bëhet fjalë për ndryshimin e klimës është e kundërta, aty të rinjtë duke pasur parasysh një katastrofë të ardhshme, kërkojnë solidaritet nga të vjetrit.

Dhe ndryshimi është ky, se tani në mbarë botën kemi një aksionizëm drejtuar ndaj një armiku, pra virusit, që në krizat e tjera nuk është i tillë. Tani e shohim se, nëse bota do, ajo mund të mobilizohet me të vërtetë.

Por tani nuk duhet rënë në optimizëm naiv, por duhet parë edhe se ekonomia është e rrezikuar dhe bashkë me të edhe vendet e punës. Askush nuk dëshiron ta imagjinojë se çfarë ndodh, kur një sistem i mbingarkuar shëndetësor takon në një recesion. Atëherë bëhet me të vërtetë e rrezikshme dhe politikisht.

DW: A mund të ketë edhe diçka pozitive nga mbyllja?

Svenja Flaßpöhler: Kjo krizë dhe ndalesat janë një hapësirë për të menduar, e cila na dhurohet. Unë nuk do të shkoja tani aq larg e të thoja: Kemi nevojë për luftën antikapitaliste dhe revolucionin e madh. Por ne mund të rimendojmë natyrisht elemente të veçanta brenda këtij sistemi, që janë prej një kohe të gjatë në diskutim. Këtu hyjnë home office, fleksibiliteti më i madh dhe përshtatje e kohës për familjen. Është e dënueshme se si disa institucione dhe punëdhës janë kundër dhe ende mendojnë se duhet t‘i mbikqyrin punonjësit e tyre. Kjo nuk është më aspak e kohës.

Më pëlqen edhe përvoja, që sjellja jonë e konsumatorit është kufizuar në mënyrë të ndjeshme, dhe jemi kthyer te vetvetja. Secili e di intuitivisht se konsumi të jep një impuls për një kohë të shkurtër, por në plan afatgjatë nuk është ajo që njeriu lidh me lumturinë. Në këtë krizë mund të hedhësh edhe një herë një vështrim filozofik mbi nocionin e lumturisë. Në konceptin antik të lumturisë morali luan një rol vendimtar: Vetëm një jetë e moralshme është një jetë e mirë.

Dua të përmend thënien e famshme të matematicienit dhe filozofit francez Blaise Pascal: E gjithë fatkeqësia e njerëzve vjen prej asaj, se ata nuk mund të qendrojnë të qetë në një dhomë. Si mund ta përballojmë monotoninë e izolimit?

Parë nga këndvështrimi filozofik nuk ishte vetëm Blaise Pascal por edhe Martin Heidegger, që këmbëngul që njeriu të gjejë rrugën e tij te vetja. Preokupimi për ekzistencën vetjake duhet të zërë vendin e të bërit pazar.

Dhe këtë preokupim e ndjejmë në momentet e ekspozimit ekszistencial ndaj një asgjëje, siç e formulon ai. Në këto momente shumë të qeta, kur rrimë vetëm në dhomë, na bëhet e vetëdijshme se jemi të përkohshëm: Jemi të rrethuar nga vdekja, që po na pret. Hannah Arendt (filozofe gjermano-amerikane/1906-1975, shënim i redaktorit) është ndryshe, ajo gjithmonë ka parë socialitetin, vita activa (jetën aktive). Fjala është për të vepruar së bashku politikisht. Më duhet të them, se kjo më pëlqen më shumë.

DW: Pra kriza stimulon edhe kthimin te mendimi se çfarë ka me të vërtetë rëndësi në jetë?

Svenja Flaßpöhler: Mendoj, se tani varet thjesht nga ne, se si veprojmë në këtë krizë, se sa mund ta mobilizojmë këtë energji pozitive. Unë jam në thelb një njeri shumë optimist dhe mund të inkurajoj për të shfrytëzuar këtë shans dhe efektet e tij pozitive.

Bisedën e zhvilloi Thorsten Glotzmann

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...