Koronavirusi/ Maldini: Si e përjetova sëmundjen

Tuesday, 24 Mars 2020 11:09

Një nga lojtarët më të mëdhenj të të gjitha kohërave në Itali, Paolo Maldini, është prekur nga koronavirusi. Bashkë me të është prekur edhe i biri, Daniel, 18 vjeç.

Kampioni italian ka dhënë një intervistë për Corriere della Sera.

“Ndjehem mirë. E keqja ka kaluar. Ishte si një grip, por pak më i keq. Por nuk është një grip normal”.

I pyetur se ku ndryshon, ai thotë: “Shiko, unë e njoh trupin tim. Një atlet e njeh veten. Dhimbjet janë veçanërisht të forta. Dhe ndjen një si shtrydhje në gjoks... është një virus i ri. Trupi lufton kundër një armiku që nuk e njeh”.

Maldini thotë se nuk e di se nga e ka marrë virusin, por e shoqja dhe djali tjetër janë negativë. Danieli thotë se është goditur më lehtë ndoshta për shkak se është i ri.

I pyetur se çfarë ka marrë për kurim, ai thotë: “Vetëm takipirinë. Nuk mora antiviralë sepse nuk kam pasur vështirësi në frymëmarrje”

Pasi bëri tamponin, ai mori përgjigjen pozitive.

I pyetur nëse kishte frikë, ai thotë: “E dija që e kisha virusin. Ndjeja që nuk ishte një grip si të tjerët. Pastaj për gripin kisha bërë vaksinë. Sigurisht që preokupohesh. Një miku im pati probleme në frymëmarrje dhe u shtrua në spital. Ai nuk fle dot, ka makthe”.

Qyteti i tij, Milanoja është më i goditur nga koronavirusi. Por Maldini është i bindur se Milano do i rikthehet fluturimit.

“Rinisja është në natyrën e këtij qyteti”, thotë ai.

Modifikuar më Tuesday, 24 Mars 2020 12:33
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...