Gjesti heroik/ Heq dorë nga jeta për të shpëtuar një pacient më të ri duke i dhënë respiratorin e tij, vdes prifti italian nga koronavirusi

Tuesday, 24 Mars 2020 12:47

Një prift italian ka vdekur nga koravirusi pasi hoqi dorë nga respiratori i tij për t’ia dhënë një pacienti më të ri në moshë.
Anëtarët e famullisë së tij i blenë respirator por Giuseppe Berardelli vendosi të hiqte dorë nga jeta e tij për të shpëtuar një pacient më të ri. Prifti 72 vjeçar vdiq në një spital lokal disa ditë pasi u diagnostikua me koronavirus.
Bardellit iu dha një respirator nga anëtarët e famullisë që ishin të shqetësuar për shëndetin e tij, por ai vendosi t’ia jepte një pacienti tjetër, të cilin nuk e njihte por që po luftonte për të marrë frymë për shkak të virusit vdekjeprurës.
Nuk dihet ende gjendja dhe mosha pacientit, por të rinjtë që marrin frymë përmes respiratorit kanë mundësi më të madhe për të mbijetuar.
Ndërkohë raportohet se të paktën 50 pritërinj kanë vdekur nga koronavirusi në Itali.
Deri tani shtetit fqinj është më i prekuri me 6.077 vdekje deri më tani, ndërsa po përpiqet të ndalojë përhapjen e koronavirusit nga rajoni më i goditur, ai i Lombardisë.
Coronavirus është përhapur me shpejtësi në të gjithë globin, duke prekur më shumë se 160 vende dhe duke marrë më shumë se 16,000 jetë.
Ka më shumë se 360,000 raste të konfirmuara në të gjithë botën. Ndërsa për mometin Evropa është epiqendra e krizës dhe SHBA po përballet me rritje të rasteve.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...