Shifra rekord: Në kulmin e COVID-19, në Shqipëri hynë 616 mijë të huaj dhe shqiptarë!

E mërkurë, 25 Mars 2020 12:21

Instituti i Statistikave ka dhënë për herë të parë shifrat e të huajve dhe nënshtetasve shqiptarë të cilët kanë hyrë në vendin tonë gjatë muajit Shkurt; periudhë kohore kjo që shënjonte edhe shpërthimin e virusit COVID nëpër botë dhe veçanërisht në Italinë fqinje. Sipas INSTAT hyrja e shtetasve të huaj në vend në muajin shkurt u rrit me 13.6%, krahasuar me muajin shkurt të vitit 2019.
Sipas këtij raportit në shkurt 2020, Shqipëria ka pasur 228.941 hyrje të shtetasve të huaj në vend, krahasuar me 201.597 që ishin në të njëjtën periudhë të vitit paraardhës. Mësohet se nga Polonia ka pasur një rritje të madhe të hyrjeve në muajin e dytë të këtij viti, me 42% më shumë, krahasuar me shkurt 2019. Por ajo që bie në sy në tabelën e mëposhtme është numri i madh i nështetasve të huaj të ardhur nga Greqia dhe Italia është respektivisht 38.106 dhe 18. 409 mijë të hyrë vetëm gjatë muajit të kaluar.
Referuar INSTAT, në muajin shkurt, shtetas shqiptarë dhe të huaj që kanë hyrë në vend ishte 616.496, ose 16.2% më shumë se në shkurt 2019.
Kujtojmë se gjatë kësaj periudhe nëpër pikat kufitare tokësore dhe atë ajrore në Rinas, nuk pati kontrolle të specifikuara nga autoritet tona për të zbuluar raste të infektuara me koronavirus.

 

 

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...