‘Paguani taksat dhe sigurimet’/ Zhupa: As gjendja e ‘luftës’ s’e ndal Ramën të marrë çdo qindarkë biznesit

E mërkurë, 25 Mars 2020 21:32

Gjatë mbledhjes së sotme, online, me disa prej ministrave të tij, kyeministri Edi Rama paralajmëroi qytetarët se kush nuk paguan energjinë elektrike do të qëndrojë në terr.

Pavarësisht shpalljes së gjendjes së fatkqeësisë natyrore, nga vetë ai, kreu i qeverisë paralajmëroi edhe bizneset se duhet të paguajnë taksat dhe sigurimet, edhe pse prej disa ditësh tashmë kanë ulur qepenat.

Lidhur me këtë reagon zëdhënësja e PD, Ina Zhupa.

 

Përmes një reagimi në Facebook, Zhupa shprehet ndër të tjer se, edhe pse nuk jep asgjë, Rama është gati ti marrë çdo qindarkë bizneseve.

 

"Rama nuk jep asgjë, por do të marri gjithçka nga biznesi edhe në gjëndjen e fatkeqësisë natyrore!

Gjëndja e “luftes” siç e quan Rama, nuk e ndal atë për ti marr çdo qindarkë edhe pse kanë gjysmën e muajit që nuk kanë pasur aktivitet shumica e biznesve!

Armiqtë e kësaj lufte për Ramen mesa duket janë njerezit që punësojnë veten, njerezit që mbajnë ekonomine gjallë, njerezit e ndershëm te ketij vendi. Toleranca zero u shpreh kryeministri në skype me ministrat- po ky togfjalesh nuk ishte për kriminel ishte për qytetaret, ishte për bizneset e këtij vendi.

Ekonominë e ka zënë virusi por ende kryeministri nuk pranon ta shikoj dhe ta mbështesi me “respirator” ekonomik", shkruan Zhupa në reagimin e saj.

 
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...