Kreu i Agjencisë së Ilaçeve në Itali, Nicola Magrini, tha se shumë shpejt do hapet drita jeshile që mjekët e familjes të japin ilaçet anti-AIDS për të luftuar koronavirusin.
Sipas gazetës Corriere della Sera, Magrini tha se nuk ka akoma dritë jeshile për ilaçet e tjera, siç është klorokina kundër malarjes.
Ai tha se ka akoma rreziqe për këto ilaçe dhe duhet kujdes në përdorimin masiv.
Gjatë një interviste, Magrini tha se italianët duhet të qëndrojnë në shtëpi edhe për dy ose tre javë. Sipas tij, rreziku nuk ka ikur. Ai pret që piku të shënohet brenda pak ditësh.
Sa i përket koronavirusit të ri, ai tha se SARS dhe MERS kanë qenë më të rëndë.