Qëndrimi prej më shumë se dy javësh brenda banesave ka bërë që rezervat ushqimore për shumë familje të përfundojnë ndërsa është e vështirë për ta të sigurojnë të tjera sepse në shumë raste janë të papunë.
Foto e mësipërme publikuar nga RD, është bërë në njësinë bashkiake nr.1 në kryeqytet ndërsa njerëzit grumbullohen përpara minibashkisë së kësaj njësie për të kërkuar ushqimet të cilat janë shpërndarë në formë ndihmash, duke shfaqur kështu një papërgjegjshmëri për përhapjen e pandemisë.
Ndryshe nga sa shpesh është deklaruar nga kryeministri, qytetarët e grumbulluar janë shprehur se, prej ditësh nuk kanë marrë ndihma, dhe ato që janë shpërndarë janë dhënë në mënyrë selektive.
Në këto ambiente janë vënë re prindër me fëmijë por edhe të moshuar, të pastrehë dhe persona me aftësi të kufizuara.
Ata janë shprehur tepër të revoltuar ndaj punonjësve të njësisë bashkiake. Në vendngjarjakanë mbërritur forca të policisë bashkiake që punojnë për të siguruar mbajtjen e distancës së qytetarëve si masë detyruese për parandalimin e përhapjes së pandemisë së Covid-19.