Romët në rrethe në protestë, kërkojnë ushqime në luftën ndaj COVID-19

E Enjte, 26 Mars 2020 21:19

Familjet në nevojë ankohen për mungesën e bukës së gojës në këto ditë të vështira të luftës me koronavirusin. Këtë të mërkurë, komuniteti rom protestoi në Disa qytete për të kërkuar mbështetjen e bashkive.

Mungesa e ushqimeve bazike në kohën e luftës ndaj koronavirusit nxorri në protestë komunitetin rom në disa qytete të vendit

Në Durrës, thonë se po vuajnë për bukën e gojës që këtë të enjte ua shpërndanë falas

Thonë se kushtet e shtetrrethimit u kanë bërë gati të pamundur mbijetesën, si kjo grua me 13 fëmijë.

Mungesa e ndihmave ngriti në protestë edhe komunitetin rom në Seman të Fierit.

Thonë se luftën me koronavirusin po e bëjnë të vetëm dhe pa ndihmën e autoriteteve.

Kjo ndërkohë ishte pamja e krijuar para zyrave të njësisë 1 në Vlorë, pasi familjet në nevojë mësuan nisjen e shpërndarjes së ndihmave

Në listat e bashkisë janë 1500 familje të cilët I harruan të gjitha masat parandaluese të përhapjes së koronavirusit për të marrë pakon me ushqime

Ndërkohë në Shkodër, familjeve në nevojë po u vjen në ndihmë edhe Arqipeshkëvia metropolitane dhe Caritasi që po shpërndajnë ndihma

Edhe bashkitë e tjera në vend, raportojnë në vazhdimësi se po shpërndajnë pako ushqimore për familjet në nevojë, por nga ana tjetër ankesat për mungesën e mbështetjes janë të vazhdueshme nga familjet në nevojë

Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...