DASH reagon zyrtarisht mbi idenë e shkëmbimit të territoreve midis Kosovës dhe Serbisë. Çfarë thotë deklarata

E Enjte, 26 Mars 2020 22:45

Departamenti amerikan i Shtetit sqaron se nuk ka asnjë plan të fshehtë për shkëmbim territoresh midis Kosovës dhe Serbisë, duke i konsideruar spekulime.

Ne duam të sqarojmë se nuk ka asnjë plan të fshehtë për shkëmbime territoresh ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, siç kanë spekuluar disa. I dërguari i posaçëm i Presidentit Trump, Richard Grenell nuk e ka parë dhe as diskutuar kurrë një plan të tillë”, thuhet në deklaratën e DASH, lëshuar ditën e sotme (26 mars).

Deklarata thekson më tej se qeveria amerikane është e përqëndruar në marrëveshjet e fundit për të rivenduar lidhjet ajrore, hekurudhore dhe autostradën midis Kosovës dhe Serbisë që synojnë të përmirësojnë ekonominë.

Ne besojmë se ky vrull do t’i japë energji të re procesit të dialogut që do të çonte në njohje të ndërsjellë”, thuhet më tej.

Më tej, deklarata thekson se nxisin liderët e Kosovës që të heqin plotësisht tarifat.

“Për më tepër, ne vazhdojmë t’i nxisim liderët e Kosovës që të heqin tarifat tërësisht. Besojmë se tarifat po dëmtojnë qytetarët e Kosovës duke penguar bashkëpunimin rajonal kundër COVID-19 – përfshirë edhe pengimin e hyrjes në Kosovë të furnizimeve të nevojshme, dhe duke penguar rritjen ekonomike”.

Deklarata thotë se qeveria amerikane është e përkushtuar të bashkëpunojë me çdo qeveri të formuar përmes procesit kushtetues.

Shtetet e Bashkuara janë me njerëzit e Kosovës. Ne vlerësojmë përpjekjet e vazhdueshme të profesionistëve të shëndetësisë dhe të tjerëve që janë duke punuar shumë, me rrezik të madh, për të zvogëluar përparimin e COVID-19 në Kosovë. Në këtë kohë të pasigurisë, ne nxisim krerët e Kosovës që të ndjekin Kushtetutën e Kosovës dhe sundimin e ligjit. Ne jemi të përkushtuar që të punojmë me çdo qeveri të formuar përmes procesit kushtetues”, thuhet më tej.

 

/S.Ll/Panorama/

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

“Unë e di, Ti po më pret …”, prek me letrën për babain Luan Rama: Ra kjo flamë dhe u ndamë! U bënë 20 ditë që …

Politikë

“Unë e di, Ti po më pret …”, prek me letrën për babain Luan Rama: Ra kjo flamë dhe u ndamë! U bënë 20 ditë që …

Gjithcka ka ndjerë në këto ditë karantinë, ish –deputeti I LSI, ka zgjedhur t’i ndajë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale, në një letër drejtuar babait të tij. Nga Luan...

U shtir si zv.ambasador/ Kroati mashtroi shqiptaren, i dërgoi videot e marrëdhënieve seksuale të vëllait të saj

Aktualitet

U shtir si zv.ambasador/ Kroati mashtroi shqiptaren, i dërgoi videot e marrëdhënieve seksuale të vëllait të saj

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 8 muaj burgim Jublisa Ziviç, i cili prezantohej si zv/ambassador i Kosovës në Kroaci dhe ka përndjekur për një kohë të gjatë, duke e...

Zv/ministrja e Shëndetësisë: Masat e qeverisë po japin efekt! E kemi vetë në dorë përhapjen e COVID-19

Politikë

Zv/ministrja e Shëndetësisë: Masat e qeverisë po japin efekt! E kemi vetë në dorë përhapjen e COVID-19

Në një lidhje Skype për Syri TV, zv/ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli është shprehur se falë marrjes së masave nga qeveria, numri i të infektuarve me COVID-19 nuk po njeh...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!