“Rreziqet që vijnë nga blerjet në supermarkete?”- Ekspertët tregojnë këshillat e nevojshëm: Si të shmangim infektimin nga ushqimet dhe porositë online

Premte, 27 Mars 2020 16:00

Vetëm disa javë më parë, një e dalë në supermarket nuk ishte e kufizuar në “nevojat themelore” për t’u bërë “sa më rrallë që të jetë e mundur”.

Tashmë kjo kërkohet në frenimet e qeverisë në jetën e përditshme, për të kufizuar përhapjen e koronavirusit. Njerëzit duhet të përdorin shërbimet e ofrimit të ushqimit atje ku munden.

Por cilat janë mënyrat më të sigurta për të bërë pazar për ushqim ose për të pranuar një dorëzim ushqimi apo marrje në shtëpi?

BBC i është referuar ekspertëve të fushës së ushqimit si dhe infektimeve, me titull Doktor apo Profesor, duke dhënë disa këshilla të vlefshme për të gjithë.

Cili është rreziku në dyqane?

Koronavirus përhapet kur një person i infektuar kollitet dhe nxjerr në ajër pika të vogla të mbushura me virusin. Këto mund të shkaktojnë një infeksion nëse i thithim brenda trupit kur marrim frymë, ose potencialisht nëse prekim një sipërfaqe ku ato kanë rënë. Kështu që bërja e pazarit dhe përzierja me njerëzit e tjerë sjell një rrezik. Kjo është arsyeja pse distanca shoqërore – qëndrimi të paktën 2 metra larg nga të tjerët – është kaq e rëndësishme, dhe shumë dyqane po e zbatojnë atë.

Supermarketet mund të ofrojnë një “mjedis ideal” për transferimin e virusit, thotë Prof. Sally Bloomfield, e Shkollës së Higjienës dhe Mjekësisë Tropikale në Londër. “Shumë njerëz janë duke prekur dhe zëvendësuar artikujt, kalojnë në shiritat e hyrjes dhe daljes në supermarkete, prekin kartat ose paratë, butonat e makinave për biletat e parkimit të makinave, butonat e pagesave të ATM, faturat e letrës etj … Për të mos përmendur që janë në afërsi të disa njerëzve të tjerë”.

Ka mënyra për të shmangur këto rreziqe: Lani duart për 20 sekonda me sapun dhe ujë, ose me dezinfektues dore me bazë alkooli para dhe pas blerjes.

Trajtoni sipërfaqet sikur ato të jenë të ndotura, domethënë ju shmangni prekjen e fytyrës pasi të keni prekur koshat e marketeve, shportat, pakot dhe të produktet

Përdorni metodat e pagesës pa kontakt

Po për blerjet? Nuk ka asnjë provë që Covid-19 të transmetohet përmes ushqimit, dhe gatimi i plotë do ta vrasë virusin. Uebfaqja e Agjencisë së Standardeve të Ushqimit në Mbretërinë e Bashkuar ka këshilla për sigurinë e ushqimit në shtëpi.

Por ndërsa nuk ka diçka të tillë si “zero rrezik”, thotë Prof Bloomfield, është paketimi i bërë nga njerëz të tjerë që është shqetësim kryesor.

Këshilla në internet për bizneset ushqimore thotë: “Paketimi i ushqimit nuk ka prova se paraqet një rrezik specifik”. Sidoqoftë, disa ekspertë të pavarur kanë këshilla shtesë.

“Për mallrat e përmbajtura ose të paketuara”, thotë Prof Bloomfield, “ose i ruajini për 72 orë para se t’i përdorni, ose spërkatini dhe pastroni enët plastike ose të qelqit me zbardhues [të holluar me kujdes siç udhëzohet në paketim].

“Për mallrat e freskëta të pa paketuara, të cilat mund të merreshin nga kushdo lani shumë me ujë të rrjedhshëm dhe lërini të thahen” shton ajo.

Sa të sigurta janë dërgesat në shtëpi?

Dorëzimet e blerjeve në shtëpi janë më pak të rrezikshme se një dalje në një supermarket pasi do të shmangni blerësit e tjerë. Rreziku është ndotja e mundshme e sipërfaqes së ndonjë ushqimi ose pakete, ose nga personi që sjell porosinë.

Ekspertja për sigurinë e ushqimit dhe blogerja, Dr. Lisa Ackerley sugjeron të lini një shënim në derën tuaj, duke i kërkuar personit që sjell porosinë ti bjerë ziles dhe të largohet nga dera. Kjo do t’ju lejojë të vini në mënyrë të sigurt ushqimin tuaj, vetëm.

Po në lidhje me rrjetet e vullnetarëve që dalin për të ndihmuar njerëzit e prekur dhe të moshuar?

Për të hequr çdo frikë nga virusi që është në sipërfaqe, Dr. James Gill, nga Shkolla Mjekësore Uaruick, këshillon: “Fshirja e sipërfaqeve me zbardhues të thjeshtë të holluar shtëpiak do të çaktivizojë virusin brenda një minutë”.

Prof. Alison Sinclair, një eksperte për virologji nga Universiteti i Sussex, shton: “Nuk duhet të ketë më shumë rrezik nga përdorimi i një shërbimi të ofrimit në internet sesa përdorimi i një miku ose vullnetari që bën blerjet e ushqimeve për ju”. Disa ekspertë gjithashtu këshillojnë përdorimin e qeseve plastike vetëm një herë gjatë kësaj pandemie.

Po në lidhje me ushqimin e përgatitur që ta sjellin në shtëpi?

Shumë restorante lokale i kanë kthyer bizneset e tyre me shërbim në shtëpi. Restorante me reputacion dhe kuzhinat e mira të restoranteve ka shumë të ngjarë të orientohen drejt përgatitjes profesionale, higjienike të ushqimit, kështu që do të kishte rrezik minimal nga një vakt i marrë i gatuar.

Rreziku i kontaminimit të paketimit mund të minimizohet, këshillon Prof Bloomfield, duke “zbrazur përmbajtjen në një pjatë të pastër, duke e hedhur paketimin në një qese të mbeturinave dhe duke larë duart para se të hani”.

“Merreni ushqimin nga ena me një lugë dhe hajeni atë me thikë dhe pirun – jo me gishta”.

Mund të jetë më mirë në rrethanat aktuale të porosisni ushqim të nxehtë, të gatuar së fundmi, sesa sende të ftohta ose të papërpunuara. Agjencia e Standardeve të Ushqimit thekson se rreziku nga ushqimi është i ulët dhe se “nuk ka arsye për të shmangur dorëzimin e ushqimit të gatshëm nëse është përgatitur dhe trajtuar siç duhet”.

Për më të prekshmit, përgatitja dhe gatimi i kujdesshëm mund të jetë sigurues. “Me një picë për shembull, nëse do të dëshironit të ishit vërtet të sigurt, mund ta vendosi edhe në mikrovalë për disa minuta”, shtoi Prof. Bloomfield./BBC

Modifikuar më Premte, 27 Mars 2020 17:44
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...