Një denoncim i fortë mbërrin në Facebook-un e ish kryeministrit Sali Berisha.
Është një qytetar që ngre një shqetësim me të vërtetë serioz.
Sipas tij, një punonjëse e një ndërmarrje fasonerie në Shkozë të Tiranës rezulton e infektuar me Koronavirus, ndërkohë prania në ndërmarrjen në fjalë e shumë punonjësve ngre alarmin e infektimit të shumë të tjerëve.
“Njofton për raste me COVID-19 në Shkozë. Lexoni mesazhin e qytetarit digjital”, shkruan ish kryeministri Sali Berisha.
‘Pershendetje Doktor! Sapo doli nje rast i dyshuar me COVID 19, pacientja ndodhet ne qendren shendetesore Shkoze e cila eshte punonjese ne nje nga ndermarrjet fasoneri italiane me emrin Cofra. Besoj se ne ate ndermarrje duhet te kete nje numer te madh te infektuarish. Ky lajm eshte i ketyre momenteve qe po ju njoftoj! Me respekte!’
Tashmë pritet konfirmi zyrtar ose jo nga Ministria e Shëndetësisë për denoncimin në fjalë.