Një çift në Tiranë është përballur me një situatë aspak të këndshme këtë mbrëmje, teksa kanë dalë me makinën e tyre dhe me fëmijët e vogël me temperaturë 40 gradë Celsius për të shkuar në spital, por janë ndaluar nga postblloku i policisë.
Gazetarja Klodiana Lala tha në një lidhje live për “News24” se makina është bllokuar nga policia për rreth tre orë, ndërsa gjendja e fëmijës ishte kritike.
Babai i fëmijës i ka thënë gazetares Lala se ka pritur për rreth tre orë, ndërsa fillimisht ambulanca nuk i përgjigjej, por më pas i kanë thënë se do shkojnë t’i marrin.
Pas rreth tre orësh pritje në postbllok, me fëmijën në gjendje të rëndë, patrulla e policisë e ka shoqëruar vetë çiftin drejt spitalit.