I ftuar në rubrikën "Opinion" në News 24, analisti Agron Gjekmarkaj foli për situatën e krijuar në vend nga përhapja e Koronavirusit.
Gjekmarkaj analizoi qëndrimet politike të tre politikanëve kryesorë në vend, kryeministrit Edi Rama, Presidentit Ilir Meta dhe kryedemokratit Lulzim Basha.
Sa i takon Ramës, ai tha se ai po përdor një stil propagandistik për të sensibilizuar qytetarët që të qëndrojnë brenda, por sipas Gjekmarkajt, propagandë vrastare do të ishte, nëse ai do iu premtonte pajisje mjekëve për të luftuar këtë situatë dhe nuk do t’ua sillte.
Për Presidentin Meta, Gjekmarkaj tha se ka një kthesë 360% në komunikimin e tij të zbutur dhe bashkëpunues.
Ndërsa, vlerësoi maksimalisht kryedemokratin Basha, teksa u shpreh se po shfaq një profil mjaft mbresëlënës, duke mos e përdorur situatën politikisht.
Intervista:
Si iu duken këto orë?
E para janë ata që janë në vijën e parë, mjekët, që meritojnë gjithë respektin e botës, respektin tonë. Gjithë shoqëria është e mbyllur. Pamja psikologjike nuk është e lehtë, por është më e lehtë se të dalësh në rrugë e të rrezikosh tjetrin. Janë eksperimente të rrezikshme, gati dhe kriminale, sepse vihet në rrezik jeta e tjetrit, e bashkësisë.
Masa shtrënguese, ku vetëm një pjesëtar i familjes duhet të dalë për të bërë blerje… Si iu duket komunikimi i Ramës?
Po përpiqet të sensibilizojë qytetarët që të rrinë brenda dhe për këtë po përdor gjithë hapësirë mediatike të mundshme. Në fakt, është një stil propaganda, do ta doja kryeministrin të ishte më i qetë, më shpresëdhënës, me një gjuhë tjetër. Unë e kam thënë dhe më parë se secili prej nesh duhet të zbatojë në mënyrë rigoroze të gjitha rregullat, nuk ka askush asnjë arsye të jetë sfidues, sepse këtë po e kalon gjithë Evropa dhe shumë vende të botës.
Dua t’iu pyes edhe për Presidentin, deri para kësaj situate ka pasur përplasje institucionesh dhe një gjuhë të ashpër, ndërsa tani duket se gjithcka është qetësuar, si e shihni këtë?
Kur sulmon Kartagjena në Romë, të gjithë bashkohen. Në situate të tilla sigurisht që duhet solidaritet, bashkëpunim, rakordim. Ndoshta në rastin e Presidentit, ngaqë jemi mësuar ta shohim me një gjuhë të ashpër, me terma deri të jashtëzakonshme, kemi kaluar në një gjuhë 360%, që duket më shumë si një ministër i qeverisë se sa president i Republikës. Unë mendoj se Presidneti duke qenë në atë pozicion, mbase duhet të ketë një qasje më kontrolluese, më të distancuar. Edhe Preisdneti ka kaluar nga njëri ekstrem në tjetrin.
Alimadhi është prekur nga koronavirusi dhe thotë se Rama bën propagandë, bashkoheni me këtë?
Alimadhi e ka provuar në lëkurën e tij. Unë i uroj shërim sa më të shpejtë. Ne e dimë pse sistemi shëndetësor që kemi është ashtu, por nuk është koha të merremi. Kryeministri e ka propagandën si një armë të tij politike. Ai po përdor terma katastrofikë, terma lufte, pra ligjërimin e një lufte të vërtetë.
Nëse çdo gjë shkon mirë, kryeministri do të thotë që ishte lufta efikase e qeverisë, në të kundërt, hipotizoj që ai do dalë ta thotë se ‘ju paralajmërova, këto gjëra ndodhin’. Propaganda do të ishte vrasëse nëse iu premtohen mjekëve pajisje, gjithë arsenali i nevojshëm për të përballuar këtë situatë dhe nuk iu plotësohet. Rama tha dje se nuk mund të falë dritat e ujin për qytetarët, por në të gjitha shtetet e Evropës po e bëjnë. Nëse ky nuk ka mundësi ta bëjë këtë, të paktën t’i shtyjë për pak muaj, se ka radhë të mëdha.
Si iu duket plani ekonomik i qeverisë, a është i mjaftueshëm?
Plani ekonomik është më mirë se asgjë, në çdo pikëpamje, se do ishte shumë më keq, të mos kishte një plan ekonomik. Më duket është i pamjaftueshëm, se janë rreth 90 mijë biznese të vogla dhe këto masa nuk më duket se e mbështesin atë për të kaluar në një situatë normaliteti pas kësaj krize. Është disi edhe e paqartë në mënyrën se si do funksionojë, si do zbërthehet te njerëzit. Ajo cka kam vënë re kanë qenë propozimet e opozitës, propozime interesante, dhe më ka bërë përshtypje se një pjesë e tyre janë adoptuar nga kryeministri, por me nervozizëm. Hap pas hapi, ai disa prej propozimeve të opozitës i ka marrë dhe i ka vënë në përdorim. Ka bërë mirë. Por do të ishte e udhës që ta kërkojë të vërtetën te mundësitë reale dhe për këtë I duhet kryeministrit edhe ndihma e opozitës. Ka spikatur nga pikëpamja politike Lulzim Basha, që ka shfaqur një profil mjaft mbresëlënës, duke mos e shfrytëzuar situatën aspak politikisht, por duke pas një profil këshillues.
Opozita është gjysma e popullit. Kryeministri duhet të sillet si kryeministër i shpëtimit kombëtar, ndaj e ka krejt të nevojshme që atë cka është racionale, cka i shërben qeverisjes së tij dhe gjithë vendit, qoftë kur vjen nga Basha apo kushdo tjetër, ka detyrimin njerëzor t’i marrë, sepse ato janë masa që iu shërbejnë të gjithëve. Por, ai i ka marrë ato masa herë pas herë, në fillim i ka atakuar, pastaj i ka vënë në përdorim. Ai duhet të pohojë para publikut se ‘po këto masa vijnë nga opozita’.
A duhet të përfshihet media në paketën e ndihmës së qeverisë?
E ka bërë Greqia, e ka bërë Spanja, po flitet dhe në vende të tjera. Mediat po rrezikojnë po aq sa mjekët, po tregojnë një shkallë heroizmi, që nuk e kemi ndeshur në jetën e përditshme. Jeta në karantinë do të ishte edhe më e rëndë, pa mediat. Duhen masa konkrete, është e domosdoshme që në këtë paketë me aptjerër të rishtohet ndonjë pikë që të mbështesë mediat, gazetarët. Dëmtimi I gazetarëve, do të jetë një dëmtim për standardet e demokracisë, kur të kalojmë në situatë normale nesër.
Si po funksionon platforma online me studentët?
Nuk është i thjeshtë, sepse studentët janë të përhapur në gjithë Shqipërinë. Shumica e tyre nuk e kanë mundësinë të kenë një laptop apo internet, por mendoj se është një formë komunikimi.