Gjermania çdo ditë e më shumë po merret në Europë, si një nga vendet që po lufton me sukses dhe po mban nën kontroll epideminë e COVID-19. Dhe kjo falë testimit masiv që i bën popullatës. Së fundmi ky shtet ka rritur numrin e të testeve të COVID-19 në 500,000 në javë, i referohet `Euronews` shkencëtarëve gjermanë.
“Arsyeja pse Gjermania ka kaq pak vdekje në krahasim me numrin e saj të rasteve të konfirmuara mund të shpjegohet me faktin se ne kemi shumë diagnoza laboratorike”, deklaroi Christian Drosten nga Spitali Universitar Charité i Berlinit. “Ne bëjmë 500,000 teste çdo javë në Gjermani,” shtoi ai.
Gjermania është goditur rëndë nga pandemia e COVID-19, me 36.508 raste të konfirmuara, por ka numëruar vetëm 198 vdekje deri më tani, një pjesë shumë e vogël se fqinjët e saj europianë, siç është Franca apo Italia. Vendi ka një nga nivelet më të ulët të vdekjes së COVID-19, me 0.5 përqind, krahasuar me 5.2 përqind të Francës dhe 7 përqind të Spanjës.
Studiuesit gjermanë planifikojnë të provojnë rregullisht më shumë se 100,000 njerëz për të parë nëse ata kanë kapërcyer infeksionin me COVID-19 për të ndjekur përhapjen e tij. Heyo Kroemer, drejtor i Spitalit Universitar Charité, tha se Gjermania gjithashtu filloi të testonte më herët se vendet e tjera.
Drosten tha se rrjetet e gjera të laboratorëve në të gjithë Gjermaninë kishin ndihmuar në organizimin e testimeve shpejt dhe në një shkallë të madhe. Ministria e shëndetësisë së Gjermanisë ka thënë se do të investojë 500 milion euro për të zhvilluar lidhjet midis spitaleve dhe laboratorëve.
Ky rrjet do të përdoret gjithashtu për të analizuar të dhënat për të gjithë pacientët COVID-19, në mënyrë që të ndërtojë një bazë të dhënash me prejardhjen e tyre mjekësore.