Mjeku i QSUT-së Arben Ivanaj në një lidhje më Skype për televizionin Fax News foli në lidhje me situatën që po kalon vendi ynë nga koronavirusi.
Mjeku foli rreth masave që po merren për këtë situatë duke thënë se ilaçi i vetëm deri tani është vetëm distancimi social, pasi vetëm kjo metodë është parë efikase deri tani.
Ivanaj tha se edhe vendet më të zhvilluara se ne nuk kanë pasur mundësi të bëjnë më shumë se izolimi.
Pas këtij virusi ai tha se asgjë nuk do jetë si më parë në sistemin shëndetësor duke iu referuar infrastRukturës mjekësore.
Sa i përket nismës së re që u vu re sot nga stafi mjekësor shqiptar të cilët u vetëofruan që të ndihmojnë Italinë në këto ditë të vështira Ivanaj tha se ia kemi borxh Italisë kaq gjë për gjithë kontributin që ka dhënë për vendin tonë ndër vite.