Një zjarr i madh ka rënë këtë pasdite në qytetin e Vlorës.
Një lokal është përfshirë nga zjarri ndërsa janë rrezikuar edhe institucionet përreth tij.
Flakët kanë rrezikuar të përhapen edhe në ambjentet e Zyrës së Gjendjes Civile.
Fatmirësisht nuk janë dëmtuar ambjentet e brendshme të kësaj të fundit vetëm muret, ndërsa pranë ndodhet edhe Zyra e Drejtorisë Arsimore.
Por nga ana tjetër zyra e pasaportave është djegur ndërsa ende nuk dihet se cilat janë dëmet e shkaktuara brenda zyrës së DAR Vlorë.