COVID-19, i shndërron qelizat e pacientit në “fabrika të viruseve

Diel, 29 Mars 2020 09:03

Sipas ekspertëve kur COVID-19 sulmon, ai e kthen qelizën e pacientit në një “fabrikë virusesh”. Ai e nis me sipërfaqen e qelizës, ku virusi ngjitet në një proteinë që normalisht ndihmon për rregullimin e presionit të gjakut të pacientit.
COVID-19
Pa dashur, qeliza e fut virusin brenda, aty ku “sulmuesi” shkarkon ngarkesën e tij dhe nxit atë (qelizën) të prodhojë më shumë viruse. Virusi komandon mekanizmat e vet qelizës për t’u bërë kopje kodit të tij gjenetik, duke prodhuar më shumë viruse, e duke shpërndarë mikrobe të tëra në sipërfaqen e qelizës, gjë që çon në infektimin e më shumë qelizave të tjera.
Barnat ekzistuese në farmaci mund të veprojnë për të goditur pjesë të ndryshme të kësaj “makinerie”. Megjithëse ato nuk janë prodhuar me qëllimin për t’u përdorur si ilaçe antivirale, në përpjekjen për të trajtuar numrin në rritje të infeksioneve me COVID-19, shkencëtarët shpresojnë se këto ilaçe mund të ofrojnë ndihmë.
“Ne nuk kemi luksin e një programi pesë-vjeçar për zbulimin e ilaçit. Kemi nevojë për diçka tani“, thotë Warner Greene, mjek e studiues në Institutin “Gladstone” të Virologjisë dhe Imunologjisë.
Kërkimet janë përqëndruar tek disa ilaçe që shihen si “kandidatë” potencialë e çuditshëm njëkohësisht, siç janë ilaçet kundër kancerit, ato ndaj sëmundjes së zemrës, një ilaç kundër skizofrenisë dhe një trajtim për sëmundjen e Parkinsonit. Aktualisht po kryehet testimi me klorokinën, një ilaç kundër malaries.
/VOA/

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...