‘Mision i pamundur’/ Flet drejtori i kompanisë më të madhe të ventilatorëve

Diel, 29 Mars 2020 19:13

Kompania gjermane, Draegerwerk është lider botëror në prodhimin e ventilatorëve. Në një intervistë për Spiegel, drejtori i saj, Stefan Draeger shpjegon sfidat në kohën e krizës së koronavirusit

Zoti Draeger, qeveria gjermane ju ka kontraktuar për prodhimin e 10 mijë ventilatorëve. Sa keni ecur?

 

Kontrata ka një plan të detajuar për një vit. Pajisjet e para kanë përfunduar. Kur erdhi lajmi nga Wuhan-i, pasojat ishin të paparashikueshme. Ne jemi familjarë me situatën që nga kriza e SARS. Por kontrata me qeverinë gjermane është vetëm një pjesë e prodhimit tonë. Pjesa më e madhe është nga klientë të huaj.

 
 

Kush po blen pajisje nga ju?

 

Kancelari austriak, Sebastian Kurz ishte në telefon qëparë. Ai kishte nevojë për 1 mijë ventilatorë, por ne mund t’i japim vetëm 50. Shumë kërkesa na vijnë nga vende të ndryshme, edhe mbreti i Holandës telefonoi.

A mund të plotësoni kërkesat?

Jo. E kemi dyfishuar prodhimin në shkurt dhe do e katërfishojmë tani. Vetëm në Luebeck ku e kemi qendrën, po punësojmë 500 veta.

Meqë keni shumë kërkesa, a vlen parimi: Germany first (Gjermania e para)?

Jo. Fillimisht të gjithë pajisjet shkuan në Kinë, ku nevoja ishte më e madhe. Ata kishin nevojë për pajisje të thjeshta dhe ne prodhonim 400 në javë.

Si vendosni se kujt i plotësohet kërkesa?

Është e vështirë. Marrim kërkesa cdo orë. Por ne vendosim faktorin njerëzor të parin.

Kompanive të makinave iu është kërkuar të prodhojnë ventilatorë. Është PR apo funksionon?

Nuk është e thjeshtë. Ne nuk prodhojmë dot makina gjithashtu.

Pajisjet janë një gjë, por ventilimi është proces kompleks. A mungojnë ekspertët për këtë?

Po, kam frikë se po.

Si përdoren këto pajisje?

Nuk ka shumë lidhje me pajisjen, por me personin që vendoset në të. Duhet ta vlerësosh sic duhet rastin e tij, gjendjen dhe ta gradosh pajisjen në mënyrë precize, fillimisht për të shpëtuar jetën e pacientit, më pas për ta bërë të shëndetshëm atë. Kjo kërkon vite eksperiencë.

Cili vend ka më shumë nevojë?

Në Europë, numri i shtretërve në terapinë intensive është shumë i pabarabartë. Në Itali është tre herë më i ulët se në Gjermani. Në Angli pesë herë. Sfida në Angli do jetë më e madhe se në Spanjë. Dhe situata në SHBA është alarmante.

A ju ka telefonuar presidenti amerikan?

Jo, por po e presim. Autoritetet amerikanë kanë kërkuar 100 mijë ventilatorë. Kjo e tejkalon shumën e prodhimit vjetor të të gjithë prodhuesve të ventilatorëve në botë. Është një mision i pamundur. Madje edhe ky numër nuk do mjaftojë.

Kur do ketë mungesa të komponentëve për ventilatorët?

Që tani.

Cilat janë mësimet që mund të nxirren nga kjo krizë?

Ajo tregon se buon sensi është më i rëndësishëm nga sa e kishim menduar. Situata është e re dhe e komplikuar dhe problemet mund të zgjidhen nga njerëz që i peshojnë me kujdes vendimet e tyre. Inteligjenca artificiale, për të cilën flasin kaq shumë prej kohësh, nuk ndihmon në këtë moment.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...