Euro kalon 131 lekë/ Ekspertët: Rritja është artificiale Euro kalon 131 lekë/ Ekspertët: Rritja është artificiale

Hënë, 30 Mars 2020 13:19

Monedha e përbashkët e ka nisur javën me një tjetër mbiçmim të fortë ndaj lekut.1561978831_euro850x405-600x360
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot me 131.06 lekë, me rritje 2.89 lekë në raport me fundin e javës së kaluar. Ky është niveli më i lartë që nga prilli i vitit 2018 (shih grafikun).
Që nga data 12 mars, kur filloi dhe kufizimi i lëvizjeve dhe aktiviteteve ekonomike, si një masë për të kufizuar përhapjen e infeksionit Covid-19, euro është rritur me 8.27 lekë.
E fortë ishte dhe rritja e dollarit, që u këmbye sot me 118.3 lekë, me rritje 1.74 lekë në krahasim me fundin e javës së kaluar. Dollari ka arritur në nivelin më të lartë që nga qershori 2017. Ndërsa që nga fillimi i karantinës është rritur me 10.5 lekë.
Aktorët kryesorë të tregut të këmbimit valutor thonë se situata vazhdon të jetë e njëjtë. Për më tepër këto dy ditë duhet të të derdhen detyrimet e biznesit ndaj shtetit, si psh tatimfitimit dhe deri më tani kanë parë se mundësia për të kryer këto pagesa ka qenë e pakët.
Gjithashtu, ekspertët argumentojnë se kufizimi i mëtejshëm i qarkullimit, ku del vetëm një anëtar i familjes me leje për vetëm një orë, ka ulur më tej qarkullimin e parasë, ku shpenzimet janë ulur në minimum. Ata i qëndrojnë mendimit se rritja është artificiale, e kushtëzuar nga situate aktuale.
Një tjetër faktor që ka ndikuar është dhe ndalimi i fluturimeve, çka ka bërë që bankat të mos arrijnë që të sjellin valutë në vend, duke ulur ofertën për euro, në nje kohë që kërkesa për valutë ka qenë e lartë sidomos nga treguesit e ushqimeve, që janë të detyruar me vendim qeveria që të sigurojnë rezerva për tre muaj./Monitor

Modifikuar më Hënë, 30 Mars 2020 13:45
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...