“100 milionë dollarë ndihmë për gazetarët e mediat”, Mark Zuckerberg: Po punojnë në kushte shumë të vështira

Hënë, 30 Mars 2020 17:05

Një shumë 100 milionë dollarë për gazetarët, në veçanti ata që janë të fokusuar tek koronavirusi dhe lajmet lokale vjen si mbështetje nga CEO i Facebook, Mark Zuckerberg.

Lajmin e ka bërë me dije vetë Zuckerberg në një postim në rrjetet sociale, ku thekson gjendjen e vështirë ekonomike që ka shkaktuar kriza e koronavirusit në kompanitë mediatike në të gjithë botën.

“Tani gazetarët po punojnë në kushte shumë të vështira për t’i mbajtur qytetarët të informuar, dhe shumë kompani mediatike janë në krizë për shkak të ndikimit ekonomik të shpërthimit të virusit. Lajmet lokale janë veçanërisht të goditura, kështu që ne kemi akorduar 25 milion dollarë për financim si grante urgjente përmes Projektit të Gazetarisë në Facebook, dhe 75 milion $ të tjera në marketing, për të mbështetur gazetarët dhe organizatat e lajmeve që mbulojnë krizën e koronavirusit”, shkruan Zuckerberg.

“Shpresojmë të mbështesim sa më shumë gazetarë gjatë kësaj periudhe, në mënyrë që të vazhdojnë punën e tyre dhe të na mbajnë të informuar”, vijon ai.

zukerberg

 
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...