Koronavirusi/ Shifrat nuk janë realiste, çdo parashikim do dështonte në Shqipëri

Tuesday, 31 Mars 2020 09:35

Taulant Muka, mjek epidemiolog, në një lidhje me “Skype” nga Zvicra në A2, u shpreh se në Shqipëri është mjaft e vështirë të bësh vlerësime mbi situatën nga koronavirusi, pasi sipas tij, numri i testimeve është shumë i ulët.

“Është e vërtetë që karantina duhet të kishte dhënë efekt dy apo 3 javë më pas. Është e vështirë të bësh vlerësimin për Shqipërinë, pasi numri i testeve është shumë i ulët. Çdo model matematikor do të dështonte në Shqipëri me këto shifra, pasi shifrat nuk janë realiste”, u shpreh Muka.

Më tej, ai thekson se koronavirusi në Shqipëri mund të jetë përhapur më herë se marrja e masave, rreth fundit të shkurtit dhe këtë ai e bazon te koha kur kanë ndërruar jetë këta personat e parë.

“Nga ana statistikore, një person nga momenti që infektohet deri kur ndërron jetë është diku te 31 ditë dhe duke u bazuar në datat kur kanë vdekur këta persona, i bie që ata janë infektuar nga fundi i shkurtit. Numrat para karantinës mund të kenë qenë më shumë se 1 mijë dhe është shumë e vështirë të bësh projeksion”, thotë Muka, i cili shton se ky nuk është vetëm një problem i Shqipërisë, por edhe i disa shteteve të mëdha.

Ndërkohë, lejen 1 orë për të bërë pazar, ai e quan absurde. “Leja-dalja për një orë në ditë më duken absurde. Vetëm Izraeli e bën një gjë të tillë, por ne nuk jemi në kushtet e izraelit. Është jo normale dhe jo etike. Aplikacionet janë për gjurmimin e rasteve dhe izolimin e tyre”

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...