Infermierja shqiptare, me tre koleget në faqen e parë të medias italiane

Tuesday, 31 Mars 2020 10:12

Infermierja shqiptare, Ornela, së bashku me tre koleget e saj nga Kolumbia, Afrika dhe Italia, ishin sot në faqen e parë të përditshmes italiane, “La Republica”.republica

Gazeta italiane i ka kushtuar një artikull falënderues dhe vlerësues shqiptares dhe vendeve të ndryshme që janë sensibilizuar me situatën e rëndë që ka prekur Italinë për shkak të pandemisë COVID 19, ku vetëm në Itali kanë humbur jetën mbi 10 000 persona.

Sipas gazetës, Ornela është në mesin e katër grave që së bashku përbëjnë një ekip të palodhur, vendosur në dhomën e urgjencës ku vijnë dhjetëra ambulanca çdo ditë.

“Katër gra nga e gjithë bota për një qëllim: të ndihmojnë pacientet e COVID-19 në spitalin e Cremona. Protagonistë të kësaj fotoje janë Bea dhe Ornela dhe Iolanda dhe Chiara”,- thekson “La Repubblica”.

Shqipëria ka dërguar dy ditë më parë 30 infermierë dhe mjekë në Brescia, një nga zonat më të prekura nga COVID 19, në shenjë solidariteti. 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...