Situata në Gjermani, mjeku shqiptar pneumolog nuk e fsheh shqetësimin: Kam frikë për familjen, sepse…

Tuesday, 31 Mars 2020 10:54

Mjeku pneumolog Gani Oruçaj, i cili punon në një spital në Gjermani deklaroi se këto ditë janë të vështira për të gjithë, ndërsa ai që duhet, është solidariteti, ndërkohë që nuk e fshehu frikën që ndjen se mund të infektohet vet dhe më pas familjen.

Mjeku Oruçaj pohoi se aktualisht qeveria ka marrë disa masa për të frenuar përhapjen e COVID-19, ndërkohë që rëndësi e madhe po i kushtohet forcimit të armatës së pajisjeve në spitale.

Ai theksoi se shkalla e infektivit dhe vdekjeve që po ndodhin në Itali, nuk koiçidojnë me ato të shteteve të tjera. Mes të tjerash mjeku pneumolog tha se mes të tjerash qeveria gjermane ka hartuar dhe planin financiar, pra një mbulesë financiare për ata që janë të detyrua që të rrinë në shtëpi, si pasojë e marrjes së masave dhe pezullimit të disa shërbimeve. Po ashtu mjeku tha se kthimi në normalitet do të kërkojë pak kohë.

“Janë marrë disa masa në gjerman. Shoqërim maksimal vetëm me dy persona. Distancimi social në supermarkete, dhe kudo. Ka dhe informacione të mëdha për sensibilizim nga strukturat shëndetësore. Po ashtu janë ndaluar dhe vizitat tek të moshuarit. Këtu në Gjermani i kushtohet rëndësi masave të tjera të ministrisë së Shëndetësisë, ndaj nuk mbyllen të gjitha aktivitetet. Këtu i kushtohet rëndësi shumë e madhe testimeve dhe parandalimin e përhapjes. Këto ditë presim të marrim pacientë nga Italia. Shkalla e infeksionit në Itali me numrin e të vdekurve, nuk koiçidon me statistikat e vendeve të tjera. Qeveria gjermane ka investuar tek ata që janë të larguar nga puna. Ka mbulesë financiare për këtë. Ka plane shtesë për të mbuluar gjendjen e emergjencës, për të mbuluar me respiratorë dhe personel mjekësor. Ka rritje të numrit të pacientëve që kërkojnë kujdes intensiv. Është një punë e vështirë, por kujdesi ndaj pacientë është i madh. Frika është se mund të infektohem vet, dhe më pas ta transmetojë tek familja. Kjo është një ndjenjë e vështirë. Por motivuese është se sheh që ndihmon pacientët. Kthimi në normalitet nuk do të jetë pak i vështirë dhe i ngadaltë. Fakti që mjekët shqiptar iu bashkuan forcave të mjekëve në Itali është një shenjë e madhe solidariteti. Solidariteti është ai që na duhet në këtë kohë.”, pohoi ai.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...