Basha shpërndan postimin e ambasadorit Soreca: Mirënjohje BE për ndihmën në luftën kundër COVID 19

Tuesday, 31 Mars 2020 19:56

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha shpërndan postimin në Twitter të ambasadorit të BE në Tiranë, Luigi Soreca.

Teksa e falenderon për shprehjen e vullnetit pozitiv për çeljen e negociatave pas plotësimit të 15 kushteve, lideri i opozitës zotohet se ai dhe opozita që drejton do të bëjnë çfarë kanë në dorë për të kontribuar në këtë proces jetik për vendin.

 

"?Falenderime @LSorecaEU dhe BE për shprehjen e vullnetit pozitiv për çeljen e negociatave pas plotësimit të 15 kushteve. @pdshqiperi dhe opozita do të bëjmë çfarë kemi në dorë të kontribuojmë për këtë proces jetik për Shqipërinë dhe shqiptarët. Mirënjohje BE për ndihmën në luftën kundër COVID 19. Kemi shumë nevojë për mbështetje me paisje mjekësore dhe ndihmë financiare për njerëzit dhe ekonominë për ta kaluar këtë krizë", shkruan Basha. 

 
 

Image

 

”Bisedë e mirë Lulzim Bashën sot në bisedimet e pranimit pas javës së kaluar nga Këshilli Europian

Ne e kuptuam rëndësinë e reformave të bëra nga Shqipëria për të marrë dritën e gjelbër dhe u pajtuam që ato duhet të vazhdojnë duke pasur parasysh mbledhjen e parë ndërqeveritare. Përpjekja e gjithë kësaj shoqëria  do tu duhet bashkëpunimi dhe monitorimi i opozitës.

Ne folëm gjithashtu për mbështetjen e Bashkimit Evropian për Shqipërinë në luftën e vazhdueshme kundër koronavirusit dhe në përpjekjet e rindërtimit pas tërmetit të nëntorit të kaluar", shkruante më herët në Twitter Luigi Soreca.

Image

 
 
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...