Paloka: Nuk u besoj shifrave të të prekurve që raportohen nga qeveria, duket sikur vendosen në Surrel

Tuesday, 31 Mars 2020 22:55

Të forta kanë qenë akuzat që nënkryetari i PD-së, Edi Paloka ka hedhur në “Tempora” nga Sonila Meço në TV Ora.

Sipas Palokës, shifrat që raporton qeveria për të infektuarit me Covid-19, nuk janë reale, biles ai u shpreh se duket sikur vendosen nga shtëpia e kryeministrit në Surrel.

PalokaUnë nuk u besoj shifrave që raportohen, sepse nga të gjitha rrethanat dhe nga të dhënat që kam privatisht, nuk besoj se janë shifrat që deklarohen nga qeveria. Duket sikur mblidhen në Surrel dhe vendosin se sa do të deklarojnë. Kam vënë re se edhe disa mjekë zyrtarë që bëhen pjesë e lojës së qeverisë, që nuk duhet të ndodhë kështu pasi kanë një rol shumë të rëndësishëm. 

Paloka shtoi se kur OBSH-ja ka kërkuar testime, ministria e Shëndetësisë gënjen duke thënë se po bëhen pak testime se kështu është kërkuar nga OBSH.

PalokaPashë zv. Ministren e Shëndetësisë në një media tjetër kur iu bë pyetje se pse nuk po bëhen testime më tepër, ajo tha se kjo është ajo që OBSH ka vendosur që të ndiqet kjo mënyrë, por kjo nuk është e vërtetë pasi OBSH ka një javë që thotë testime, testime. Pra, është detyruar që për hir të qeverisë së saj të gënjejë dhe nuk është i vetmi rast. Ndërsa informacionet private që nuk po i them, kanë të bëjnë me kohën përpara se kryeministri të thotë “çfarë është ky virus”. Ka pasur edhe vdekje. Të dhënat e mia do të vërtetohen, do të vijë dita. 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...