Klithma e urisë në Vlorë, familja me pesë anëtarë në mëshirë të fatit dhe të ndihmave

E mërkurë, 01 Prill 2020 19:17

Koronavirusi është fjala që ka ngjallur panik në të gjithë vendin, por për shumë familje shtetërrethimi ka shtuar forcën e klithmës së urisë. Familja Resulaj në Vlorë ka 5 anëtarë, por prej ditësh tashmë jetojnë me pak ndihma, ndërsa kryefamiljari nuk ka mundësi për të siguruar të ardhura.

"I frikësuar jam nga uria dhe jo virusi". Më shumë se koronavirusit i trembet urisë.

"Jam në hall të madh, pa bukë, pa ndihmë. Të gjithë jemi pa punë, i them shtetit të në ndihmojë".

Është klithma për ndihmë e një babai që nuk po arrin ti sigurojë familjes bukën në tryezë në këto ditë të vështira.

Familja Resulaj me 5 anëtarë jeton në kushte ekstreme në qytetin e Vlorës.

"I kanë hequr dhe dritat sot".

Flene në një dhomë më qira pa energji elektrike dhe rrinë në këtë barakë.

Kryefamiljari që më parë punonte në ndërtim, ka tre muaj pa punë.

"Kam punuar në lopatë ku më ka dalë puna".

Ndaj bukën këto kohë e kanë pasur falë ndihmës së fqinjëve.

Në këto kohë lufte për mbijetesë, kërkuan edhe ndihmën e Bashkisë.

Por siç tregon kryefamiljari, ushqimet e premtuara ende nuk i kanë shkuar.

"Asnjë pako nuk kam marrë, vajta në bashki dhe thonë ik se e ka rajoni, vajta në rajon më thanë ik se e ka bashkia".

Në bashkinë e Vlorës janë evidentuar rreth 1500 familje në nevojë që do të mbështeten me ushqime, por në vazhdimësi shumë prej tyre janë ankuar se ndihmat nuk u kanë shkuar.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...