Skandali i MAS/ Tender transporti për nxënës dhe mësues kur shkollat janë të mbyllura (Dokumenti)

E mërkurë, 01 Prill 2020 19:46

Një dokument është zbuluar nga vendimet e marra nga Zyra Arsimore Vendore e Lezhës e cila ka vendosur të hapë një tender për transportin e nxënësve dhe mësuesve në shkolla ndërkohë që prej javësh tashmë institucionet e mësimit janë mbyllur në kuadër të masave për pandeminë.

Tenderi është publikuar më 17 mars  2020 në Agjensinë e Prokurimit Publik dhe saktësohet se afati për dorëzimin e ofertave ose kërkesave për pjesëmarrje është data 20 mars 2020 ndërsa fondi limit për këtë tender është mbi 7.9 milionë lekë.

Lajmin e ka bërë të ditur Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë e cila i kërkon Ministrisë së Arsimit të japë shpjegime për këto tendera që po aplikohen në të gjitha drejtoritë arsimore të Shqipërisë.

“Kjo ministri e cila prej vitesh nënshkruan kontrata kolektive më sindikata fantazmë që nuk plotësojnë asnjë kriter prej vitesh vjedh përmes kuotave paratë e arsimtarve dhe nëpërkëmb dinjitetin e tyre. Të detyrosh Zyrat Arsimore të firmosin tendera në kohë pandemie është e papranueshme dhe qeveria duhet të frenojë babëzinë që ka pushtuar MAS edhe falë paaftësisë së drejtuesve të arsimit”, shkruhet në reagimin e Sindikatës.

E plotë:

Skandali i MAS, babëzi në kohë pandemie, tender transporti për nxënës dhe mësues kur shkollat janë të mbyllura

Nuk kanë të ndalur skandalet në Ministrinë e Arsimit, e cila është kthyer në një cerdhe korrupsioni babëzie dhe militantizmi.
Pak muaj më parë kur dy mësues ndërruan jetën në një aksident rrugor në Tepelenë ne denoncuam tenderat fiktivë të transportit të nxënësve dhe mësuesve.
Kjo akuzë e jona që gjeti hapësire mediatike nuk ishte pa baza dhe pa prova, ndërkohë faktet i publikojnë vetë zyrat arsimore sic është rasti i Zyrës Arsimore Vendore Lezhe, e cila në bazën e direktivave të MAS ka finalizuar tenderin për transportin e nxënësve në një kohë kur shkollat janë të mbyllura për shkak të pandemisë së covid 19 që deri më tani në vendin tonë ka marrë 15 jetë njerëzish
Tenderi është publikuar më 17 mars 2020 në Agjensinë e Prokurimit Publik dhe saktësohet se afati për dorëzimin e ofertave ose kërkesave për pjesëmarrje është data 20 mars 2020.
Fondi limit për këtë tender është mbi 7.9 milionë lekë.
Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë i kërkon Ministrisë së Arsimit të japë shpjegime për këto tendera që po aplikohen në të gjitha drejtoritë arsimore të Shqipërisë.
Kjo ministri e cila prej vitesh nënshkruan kontrata kolektive më sindikata fantazmë që nuk plotësojnë asnjë kriter prej vitesh vjedh përmes kuotave paratë e arsimtarve dhe nëpërkëmb dinjitetin e tyre.
Të detyrosh Zyrat Arsimore të firmosin tendera në kohë pandemie është e papranueshme dhe qeveria duhet të frenojë babëzinë që ka pushtuar MAS edhe falë paaftësisë së drejtuesve të arsimit.
Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë këto ditë të vështira ku vendi po përballet me pandeminë e covid 19 nuk do donte të bënte të tilla denoncime, por kjo është detyra jonë.
Nuk mund të heshtim përballë babëzisë dhe vjedhjes barbare që bëhen në emër të arsimit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...