VOA: Shqipëria ka numrin e vdekjeve nga Covid-19, më të lartë se mesatarja botërore

E mërkurë, 01 Prill 2020 20:33

Në Shqipëri autoritetet thanë sot se janë në rrugë të mbarë në përpjekjet e tyre për të frenuar përhapjen e koronavirusit, ndërsa nuk shfaqën shqetësim për numrin e vdekjeve, të cilat u rritën ndjeshëm ditët e fundit duke shkuar në 15 viktima.

Drejtuesja e Departamentit të Epidemiologjisë Silva Bino i tha Zërit të Amerikës po ashtu se as rastet e shtruara në spital nuk mund të konsiderohen të larta, duke qenë se sipas saj numri i tyre mbetet shumë më i ulët se ai atyre që po trajtohen në shtëpi.

Aktualisht Shqipëria numëron 259 të prekur nga Covid 19.

Numri i personave të prekur nga COVID 19 po rritet me ritme thuajse të njejta, pa luhatje të forta, duke arritur në 259 raste të konfirmuara deri mesditën e sotme.

 

‘Janë testuar 152 persona të cilët kanë qenë të dyshuara. Mes tyre kemi patur 16 raste të reja me COVID 19’, deklaroi Silva Bino, drejtuese e Departamentit të epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik.

Por ndërsa mesatarja botërore e vdekjeve në raport me numrin e të infektuarve është afërsisht 5 përqind, në Shqipëri ajo është diku te 5.8 përqind. Numri i viktimave, 15 të tilla deri tani, u rrit ndjeshëm ditët e fundit, 3 vetëm gjatë ditës së djeshme, apo 10 raste që nga mbrëmja e së enjtes. Mosha mesatare e tyre është 66 vjeç

Një ditë më parë kryetari demokrat Lulzim Basha u shpreh i shqetësuar për numrin e lartë sipas tij ,të vdekjeve: ‘Përqindja e viktimave në raport me shifrat e konfirmuara mbetet e lartë, çka tregon, sipas shumë ekspertëve, se numri i testimeve është jashtëzakonisht i ulët’.

Por sipas zonjës Bino ‘rastet e vdekjeve nuk maten me rregull treshi’. Në përgjigje të pyetjeve nga Zëri i Amerikës, ajo shpjegoi se ‘autoritetet shëndetësore bëjnë një vlerësim të numrit të vdekjeve dhe kjo bazuar me rastet e dyshuara dhe nga ana tjetër masin dhe raportin mes vdekjeve dhe rasteve të shëruara.

Këto janë disa indikatorë të rëndësishëm të mënyrës se si po shkon epidemia. Natyrisht çdo rast vdekje duhet analizuar dhe po e analizohet’.

Në Spitalin Infektiv, sipas të dhënave të përditësuara deri në mesditë, 4 të sëmurë të tjerë janë në një situatë kritike.

‘Në Shërbimin Infektiv janë aktualisht të shtruar 79 persona, nga të cilët 7 janë nën kujdesin intensive e ku 4 prej tyre janë në gjendje kritike për jetën, të intubuar. Pjesa tjetër gjendet e shtruar në pavione dhe gjendja është e stabilizuar’, tha zonja Bino

Nëse numrit të të shtruarve aktualisht do t’i shtonim dhe ata që kanë humbur jetën, apo që kanë lënë tanimë spitalin, raporti me totalin e të prekurve është mbi 40 përqind. Por sipas zonjës Bino, ‘nuk mund të konsiderohet i lartë, pasi është shumë më i ulët se numri i personave që po trajtohen në shtëpi.

Në spital, janë shtruar dhe persona që mund të mos shtroheshin, por për shkak të kushteve të tyre familjarëve, në mungesë të personave që mund të kujdeseshin për ta, ose për shkak të kushteve jo të mira të banesës ata janë shtruar në spital’.

Aktualisht Shqipëria numëron 67 persona të shëruar, ose gati 26 perqind të totalit, një shifër mbi mesataren botërore, deri tani, prej afro 21 përqind.

/Zëri Amerikës

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...