“Fundi i COVID-19 është ende larg”, Tritan Kalo mesazh qytetarëve: Na dëgjoni, jemi të gjithë në anijen që lundron mes dallgëve të egra!

E mërkurë, 01 Prill 2020 22:01

Mjeku i njohur infeksionist, Tritan Kalo, shkruan në “Facebook” se fundi i betejës me COVID-19 është ende larg, por sipas tij, ka edhe dritë në fund të këtij tuneli.


Teksa tregon si nis e vazhdon dita për ekipin mjekësor, që po lufton në vijën e parë virusin vdekjeprurës, mjeku Kalo thekson se duhet vetëm bashkëpunim e mirëkuptim profesional, pasi janë të shqiptarët në të njëjtën anije.

Mesazhi i mjekut Kalo:

 

1.04.2020…Dita e parë e një muaji të ri….BETEJA ndaj COVID-19 VAZHDON dhe FUNDI i saj ENDE LARG, por ka edhe DRITË në fund të këtij tyneli….Dita fillon me takimin e mëngjesit me ekipin e rojes: Infeksionistë, Reanimatorë, Infermjerë e Staf ndihmës….Shkëmbehen mendime, eksperienca, përcaktohen platforma ndjekje për të bërë të gjithë, më të mirën e mundëshme në ndihmë të të prekurve nga Sars-Cov2/Covid-19….JEMI TË GJITHË në vijën e parë të betejës….DISA përkohësisht të tërhequr nga “linja e parë e frontit” të prekur prej këtij virusi tinzar…

JANË në mjekim në kushte shtëpie apo spitali, POR pavarësisht këtyre rrethanave të përkohëshme ata/ato mbeten për çdo çast shpirtërisht pjesë e jona….PUNA NË EKIP kurdoherë ka dhënë e jep më shumë rezultate, në dallim me ndonjë protagonizmin të kërkuar ose të ofruar..…KOHA kërkon vetëm e vetëm bashkëpunim e mirëkuptim profesional…..JEMI të gjithë në të njejtën anije, e cila “lundron mes dallgëve të egra të stuhisë mbarëbotërore Covid-19”….JU LUTEM na dëgjoni dhe na respektoni…..Ju duam, po ju gjindemi dhe kurdoherë do të jemi pranë jush…..BASHKË NE DO JA DALIM pa as më të voglin dyshim!!!….MUAJ TË MBARË!!!

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...