“Spërklat mund të udhëtojnë deri në 8 metra”, epidemiologu: Çfarë duhet të bëni për t’u mbrojtur

E mërkurë, 01 Prill 2020 22:35

Mbrëmjen e së martës, në lidhje direkte me studion e “Byro Politike” ishte Erand Llanaj, epidemiolog dhe studiues në Hungari.

Gjatë bisedës me gazetaren Juli Xhokaxhi Llanaj foli për studimet që po mbahen aktualishte në botë për koronavirusin si dhe për metodat që po ndiqen deri më tani nga Shqipëria dhe vende të tjera të botës.

 

I pyetur për studimet e fundit që po bëhën aktualisht, studiuesi shqiptar sqaroi se duhet kuptuar se ka shumë studime të reja, por ata ndahen për dy lloje audiencash. Për mjekë dhe për publikun e gjerë.

Juli Xhokaxhi:

Ajo që duhet të dimë ne, në mënyrë më të thjeshtuar, lidhur me këtë virus që na e kanë përshkruar me epitete nga më të ndryshmet.. Si është e vërteta?

Erand Llanaj:

“Ne jemi duke përmbledhur evidenca, kemi bërë edhe një ekip dhe një platformë në Shqipëri. Jemi duke bërë një studim me një tjetër studiues tjetër shqiptar.. Por, nuk mund të themi gje se duhen parë rezultatet.”

Sa i përket një studimi të ri të nxjerrë nga MTI, sipas të cilit spërklat mund të “udhëtojnë” deri në 8 metra Erand Llanaj u shpreh se kjo nuk e bën situatën më të vështirë. Sipas tij, mjafton që të mbahen maskat për t’u ruajtur.

Erand Llanaj:

“Kjo nuk përbën dhe aq problem, pasi mund të vini një maske. Vetëm për t’u mbrojtur.”

Kjo e re e fundit, e bën pak më të rrezikshme situatën e përhpapjes?

Erand Llanaj:

“Kjo e re e fundit, duhet ende të kalojë në filtrat e shkencëtareve..po ajo që shihet është që nivel popullate shihet që ka filluar një rënie shumë e lehtë.  Por kjo rënie eshtë ende në hipoteze dhe nuk përkthehet nga tetsimet.”

Sa i përket vaksinës për koronavirusin, ai u shpreh se gjetja e vaksinës është larg, por “duhet të jetë larg që të jetë e sigurt.” Një çështje tjetër që u diskutua ishte ajo e vaksinës për turbekulozin për të cilën po thuhet se mund të mbrojë të vaksinuarit nga koronavirusi.

Sipas studiuesit shqiptar në Hungari, kjo mbetet ende për t’u verifikuar, ndërsa shtoi se vaksina ndikon për kalimin me lehtësi të infeksioneve dytësore.

“Katër grupe po e testojnë efektin e kësaj vaksine. Testimet nuk po bëhen në njerëz të thjeshtë por tek personelet mjekësore. Vaksina është treguar efektive për infeksione sekondare tek femijet. Nuk e dime për të rriturit”, u shpreh Llanaj. /abcnews.al/

Modifikuar më E mërkurë, 01 Prill 2020 23:29
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...