Infektohen nëna me dy vajzat, 52-vjeçarja sillet me urgjencë në Tiranë

E Enjte, 02 Prill 2020 09:39

Rritet numri i të infektuarve me koronavirus në qytetin e Elbasanit. “BalkanWeb” raporton se nga 5 që ishte numri i të prekurve në mesjavë, ka shkuar në 8 raste, pasi janë infektuar edhe tre pjesëtarë të një familjeje.
Bëhet fjalë për nënën 52-vjeçare dhe dy vajzat e saj, 22 dhe 25 vjeçe, ndërsa i ati i tyre ka rezultuar negativ.
52-vjeçarja e infektuar, dhe që vuan nga diabeti, sipas burimeve jo zyrtare, është punonjëse e një banke të nivelit të dytë me një staf prej të paktën 23 punonjësish.
Pas testit të kryer, ka rezultuar se gruaja që punon në bankë dhe dy vajzat e saj rezultuan pozitive. 3 rastet më të reja në Elbasan të prekur nga infeksioni dyshohet se dy javë më parë kanë patur kontakt me persona të tjerë të konfirmuar pozitivë më herët.
52-vjeçarja është dërguar në Tiranë mbrëmjen e të mërkurës, ndërsa pjestarët e familjes së saj ndodhen në karantinë. Ndërkohë që nga kryerja e testit të rreth 60 personave të dyshuar në gjithë Elbasanin, deri tani kanë rezultuar negativë.2

 

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...