“Ju lutem mos thyeni rregullat e karantinës”- Babi mjek iu infektua me koronavirus pas kthimit në detyrë, DJ i njohur shqiptar bën apelin: Bëjeni të vlejë çdo sakrificë

E Enjte, 02 Prill 2020 11:58

Mjeku i mirënjohur Dhimitër Kraja u kthye në krye të detyrës edhe pse kishte dalë në pension për të ndihmuar kolegët e tij për të shpëtuar jetët e njerëzve nga koronavirusi.
Mirëpo, profesor Kraja u infektua edhe vetë me CODVID-19 ndërsa i shërbente të sëmurëve me këtë sëmundje.
Djali i tij, Dj i famshëm Vik Kraja i cili bëri edhe të ditur lajmin se babai i tij ishte kthyer në detyrë, falenderoi njerëzit për fjalët e ngrohta.
Por shtoi se nëse dëshirojnë që ai dhe familja e tij të ndihen mirë duhe ttqë të zbatojnë rregullat e karantinimit.
Gjithashtu kërkoi nga ndjekësit që të bëjnë të vlejë çdo sakrificë e mjekëve që po luftojnë për të shpëtuar jetë njerëzish.
“Shumë fjalë të ngrohta dhe urime…por nëse doni që unë dhe familja ime të ndihemi më mirë dhe të lehtësuar, ju lutemi të ndiqni keshillat dhe mos thyeni rregullat e karantinës. Bëjeni të vlej çdo sakrificë e atyre atje 😐”– shkroi DJ Vik

Login to post comments