Bllokimi i shqiptarëve në kufi/ Basha: Braktisja e tyre, papërgjegjshmëri çnjerërore

E Enjte, 02 Prill 2020 21:24

Bllokimi i qytetarëve shqiptarë në pikat kufitare ka sjellë edhe reagimin e kryetarit të PD, Lulzim Basha.

Sipas liderit të opozitës, situata është dramatike dhe kërkon ndërhyrje urgjente, ndërsa shton se, braktisja e qytetarëve është papërgjegjshmëri çnjerërore. "Situata e qytetarëve shqiptarë në pikat e kalimit të kufirit është dramatike dhe kërkon ndërhyrje urgjente. Qeveria të lejojë kthimin menjëherë në shtëpi të qytetarëve që prej 48 orësh mbahen peng në rrugë në pikat e kalimit të kufirit midis Shqipërisë dhe Greqisë e Malit të Zi.

 
 

Braktisja e qytetarëve është papërgjegjshmëri çnjerërore.  Asnjë shtet në botë nuk pengon qytetarët e vet të futen në atdheun e tyre dhe të shkojnë në shtëpinë e tyre", shkruan Basha në një reagim të tijin në Twitter.

 

Image

Prej dy ditësh mbyllja e kufirit me Greqinë ka shkaktuar probleme dhe amulli dhe dhjetra qytetarë shqiptarë, të cilët duan që të kthehen në shtëpitë e tyre, dhe nuk kanë marrë asnjë sqarim nga ana e autoriteteve.

E njëjta situatë raportohet edhe në pika të tjera kufitare, pa harruar edhe qindra shqiptarë të bllokuar në Europë. 

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...