Rreziku nga Covid 19/ Eurostat: Italia, Spanja dhe Gjermania me popullsinë më të plakur në Europë, Shqipëria më shumë të rinj

Premte, 03 Prill 2020 08:16

Europa avancoi më shumë drejt plakjes në vitin 2019 teksa popullsia mbi 65 vjeç përbente 20,3 të totalit të popullsisë në vendet e BE, sipas të dhënave të Eurostat.
Shqipëria edhe pse avancon me shpejtësi më të madhe se BE drejt plakjes ende konsiderohet me një popullsi me të re në moshë. Popullsia mbi 65 vjeç në janar të vitit 2020 përbënte 14.7 për qind të totalit të popullsisë ne vendin tone.
Në raport me një vit më parë të plakurit e Shqipërisë u shtuan me 0,3 pikë përqindje, ndërsa në raport me një dekadë më parë kjo grupmoshë u rrite 4 pikë %. Në vitin 2001 popullsia mbi 65 vjeç në Shqipëri përbente vetëm 7.6 % të totalit të popullsisë.
Popullsia mbi 65 vjeç në Europe me 2019 u rrit 0.3 pikë përqindje në raport me vitin 2018 dhe me 2,9 pikë përqindje në raport me 10 vite më parë.
Eurostat e bëri këtë analizë për të parë se sa për qind e Europës është target direkt i Korona virusit.
Në të gjithë shtetet anëtare të BE-së, pjesa më e madhe e moshuarve në raport me popullsinë e përgjithshme në vitin 2019 u vërejt në Itali (22.8%), e ndjekur nga Greqia (22.0%), Portugalia dhe Finlanda (21.8% secila), Gjermania (21.5%) dhe Bullgaria (21.3%).
Niveli më i ulët i popullsisë mbi 65 vjeç u vërejt në Irlandë (14.1%) dhe në Luksemburg (14.4%).
Në nivelin rajonal, përqindjet më të larta të personave të moshuar u gjetën në Chemnitz (28.9%) në Gjermani, e ndjekur nga Liguria (28.5%) në Itali, Ipeiros (27.0%) në Greqi, Limousin (26.7%) në Francë dhe Sachsen-Anhalt (26.5%) në Gjermani.
Nivelet më të ulëta u regjistruan në Mayotte (2.7%) dhe Guyane (5.8%) në Francë dhe në Ciudad Autónoma de Melilla (10.7%) në Spanjë.
Sipas hartës bashkëngjitur ngjyra portokalli simbolizon vendet që kanë ende një nivel të ulët të popullsisë mbi 65 vjeç, ku bënë pjesë edhe Shqipëria, vendet e Ballkanit perëndimor dhe e gjithë Turqia dhe disa vende të Europës Lindore./Monitor

Modifikuar më Premte, 03 Prill 2020 09:49
Login to post comments

Më të klikuarat

Error: No articles to display

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...