Kosovë, në Infektiv 43 të shtruar, mes tyre 4 infermiere. Në gjendje të rëndë një paciente

Premte, 03 Prill 2020 12:55

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka njoftuar se në Klinikën Infektive ndodhën të shtruar 43 pacientë me koronavirus

Nga 43 raste të infektuar me Covid -19, 36 janë në gjendje te stabilizuar, 6 raste kanë nevojë për oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

 

Klinika Infektive bën të ditur se nje paciente e shtruar qe me date 25 mars vijon ne gjendje të rëndë dhe është në ventilim mekanik.

Katër infermieret e infektuara janë në gjendje të mirë shëndetësore, prej të cilave tre janë në klinikë ndërsa tjetra ndodhet në shtëpi.

Login to post comments