Shkon në 1.122 numri i viktimave në Gjermani, por ka edhe një lajm të mirë

Premte, 03 Prill 2020 15:23

Numri i viktimave në Gjermani ka shkuar në 1.122, ndërsa ai i të infektuarve në 85.903. mediat gjermane raportojnë se të shëruar janë gjithsej 22.440.

Instituti Robert Koch (RKI) shpreson që pandemia e korona në Gjermani do të zbehet në ditët e ardhshme.

“Kufizimet funksionuan, gjermanët lëviznin më pak. Kjo bëri të mundur zvogëlimin e përhapjes së infeksioneve”, thotë shefi i RKI, Lothar Wieler.

Kjo do të thotë që një person i infektuar, infekton “vetëm” një person tjetër në të njëjtën kohë. Ai shpreson se numri do të bjerë në ditët e ardhshme, duke theksuar se tani është dyfish e rëndësishme të respektosh rregullat e distancës.

Shkalla e vdekjes në Gjermani u rrit këtë javë. Që nga 31 Mars, norma ishte akoma 0.8 përqind. Ndërsa të sot është 1.2 përqind. Wieler e kishte parashikuar atë.

“Fatkeqësisht ne kemi raste në shtëpitë e pleqve dhe shtëpitë e njerëzve të moshuar,” tha ai të martën. “Raportet kishin një vonesë kohore sepse njerëzit vdesin vetëm pas një kursi të caktuar të sëmundjes”.

Wieler tha sot se tani ka më shumë vende ventilimi dhe shtretër të kujdesit intensiv në të gjithë vendin. Ka shpresë në rritje se Gjermania nuk do të goditet aq shumë nga kriza sa i përket numrit të viktimave si vendet e tjera.

gjermani

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...