Basha: Menaxhimi i pandemisë, këmbanë alarmi, persona me simptoma nuk testohen

Premte, 03 Prill 2020 20:56

Lideri i opozitës Lulzim Basha në një lidhje direkte më “ABC News” ka folur për menaxhimin e pandemisë nga qeveria. Gjatë fjalës së tij Basha theksoi se qeveria nuk duhet të merret me akuza politke. Kryedemokrati theksoi se në këtë situatë në të cilën ndodhet vendi duhet të bëhen sa më shumë testime për të parandaluar përhapjen  e koronavirusit.

“Është shumë e domosdoshme që në këto kohë të ulim negativitetin. Është një pamje e solidariteti global për të shpëtuar jetët e njeri-tjetrit. I uroj çdo shqiptari që të qëndrojnë të fortë. Të kujtojmë se jemi bij e nipër të një race shumë të fortë dhe këtë do ta kalojmë së bashku”, u shpreh Basha.

Si po menaxhohet deri tani situata?
Basha: Ajo që më bën përshtypje te shifrat është se Maqedonia ka shifrën më të lartë të testimeve në krahasim me vendin tonë.

 

Sa më shumë të testosh aq më shumë do të zbulosh. Duhet të kuptojmë që testimi është i lidhur me frenimin e përhpaje së epidemisë. Testimi ka të bëjë drejtëprdrejtë me aftësinë tonë tpër të ndërprerë zinxhirin e infektimit.

 

Shumica e ekspertëve bien dakord se kjo që shohim në shifra zyrtarë është maja e ajzbergut. Duhet të mobilizohet çdo resurs i domosdoshëm në Shqipëri.

Gjithashtu lideri i opozitës theksoi se testimi i masiv edhe i personave që nuk kanë simptoma të paktën për dy apo tre javë është i pamundur. Por, e rëndësishme sipas tij është të testohen personat e dyshuar, stafi mjekësr, policët, njerëzit që janë në shërbim sepse në këtë mënyrë duke e ditur nëse janë apo jo të infektuar, reduktojmë rrezikun e përhapjes së infeksionit.

Kam informacione që njerëz me simptoma nuk testohen. Në zona të veçanta numri i testeve është i pakët. Duhet të shohim çfarë ndodhi në Shkodër, u testuar 15 persona dhe 12 prej tyre rezultuan të prekur. Kjo është këmbanë alarmi.

E gjithë sakrifica që po bëhet sot, do të shkojë dëm nëse nuk bëhen testime. Sa më pak testime të bëhen aq më gjatë do të jetë edhe periudha e karantinimit.

Duhet të testohet gjurmohet personi, këto janë kërkesa të ekspertëve. Ne duhet të paktën të ngrihemi, të paktën në nivelin e Maqedonisë. Numri i viktimave dhe i personave të prekur është më i lartë se ai që raportohet.

Keni informacione apo është një analizë e juaja?
Basha: Të dyja. Kemi raportime nga njerëzit tanë në terren të njerëzve që kanë ndërruar jetë dhe të afërmit dyshojnë se kanë lidhje me pandeminë. Ky fenomen është edhe në botë, por ka një transparencë.
Më shumë testime do të thotë, ndërprjeje e zinxhirit të infeksionit, rimëkëmbje më të shpejtë të ekonomisë, dhe qëndrim më të pakët në shtëpi.

Si ju duket reagimi i qeverisë në lishje me masat ekonomike?
Basha: Është antikushtetuese. Qeveria duhet të bëjë atë që bën qeveria e Kosovës, e cila ka ndarë plot 12 milionë euro për të subvnecionuar qiratë. Në Shqipëri kjo mungon. Qeveria kakaluar një paketë sa gjysma e kësaj. Shumë shpejt familjet ne nevojë dhe atyre që i është mbyllur puna, kanë nevojë për likuiditet, vendimi i qevris ëtrajtn vetëm një pjesë të tyre.

Në fillim u tha që nuk do të paguhet qiraja, më pas u tha të shlyhet me këstë. Nuk ka një qëndrim korrekt. Gjithashtu më pas theksoi se do të ketë subvencione për qiratë. Duhet të akordojë sa më shpejt fondet për subvendione dhe nuk ka nevojë të sulmojë opozitën./abcnews.al

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...