Pezullimi i qirave, ekspertët e drejtësisë “rrëzojnë” qeverinë

Premte, 03 Prill 2020 22:14

Aktet Normative që kanë dalë nga qeveria për gjendjen e fatkeqësisë natyrore, cilësohen nga ekspertë të jurispondencës si antikushtetuese. Sokol Hazizaj, avokat thotë se, këto akte i kanë shtruar stresin qytetarëve përpos coronavirusit.

“Ajo që konstatoj se në rrebeshin e Akteve Normative, për shkak të gjendjes ku ndodhet vendin ynë, më duket se në pjesën më të madhe i tejkalojnë ato që parashikon gjendja e fatkeqësisë natyrore. Në thelb një akt ligjor ka të drejtën proporcionale. Në aktet normative të prodhuara deri tani, përpos faktit se njerëzit janë në trysni nga coronavirusi, janë dhe në trysninë e akteve normative”, shprehet z. Hazizaj.

Avokati nënvizon se, jo të gjitha kontratat e qirasë janë të regjistruara, por shteti duhet të marrë përgjegjësinë për ato që janë të ligjshme. Nga ana tjetër shton se, “mos regjistrimi vjen për shkak të mos përgjegjësisë së shtetit". "Shteti nuk ka marrë përgjegjësinë për të zbatuar ligjin”, shton ai.

Ylli Manjani, ish-ministër i Drejtësisë deklaron se, shteti kohët e fundit ka dalë nga shtrati kushtetues.Z. Manjani thotë se, pavarësisht se çfarë deklaron Kryeministri, kontratën e qirasë nuk ka akt normativ që e zhbën.

“Shtetit ka kohë që ka dalë nga shtrati kushtetues. Parlamenti është zhdukur, Presidenti ka rënë squk, opozita ka rënë në squk. Dje në drekë tha mos paguani qiratë, sot ta se do të japi subvencion, të paktën u kthyer në traktin normal. Të fillojnë të rinegociohet kontrata e qirasë. Duhet t’i thërrasim gjuhës së arsyes. Kontratat e qirasë janë të zbatueshme,. nuk ka akt normativ që i anulon. Ato mund të rinegociohen”, deklaroi ish-ministri i Drejtësisë.

Sipas avokatit Hazizaj, qytetarët nuk po marrin mbrapsht atë për të cilën e paguajnë këtë qeveri, menaxhimin e situatës pasi të gjitha aktet normative janë vetëm shtrëngime. Ai thotë se, aktet ligjore po ngrihen mbi numrin e të vdekurve dhe kjo gjë mund të ketë pasoja.

“Aktet e qeverisë kanë vetëm shtrëngime. në këto kushte kur e gjithë qytetaria është në standardin e tatimpaguesve dhe e paguajnë këtë qeveri për të menaxhuar këtë situatë. Shohim se ky lloj shpenzimi nuk po i rikthehet, vetëm po i rikthehet një gjë e errët që nuk ka emër, por ka vetëm numra”, deklaroi z. Hazizaj.

Avokati shtoi se, nëse qeveria do të veprojë jashtë të drejtës që i jep ligji për qiratë, atëherë nesër Gjykata e Strasburgut mund t’u japë të drejta qytetarëve për diskriminim për shkak të pasurisë.

Për ish-ministrin e qeverisë “Rama”, kjo situatë është një habitat ideal për politikanë si Edi Rama. “Ky është habitat ideal për politikanë si Edi Rama, por shpresojmë që të mos ketë pasoja për njerëzit”, tha z. Manjani.

Ai gjithashtu u shpreh se sot, Policia e Shtetit ndodhet përballë një dyzimi dhe nuk e di kush është ligji që duhet zbatuar, Facebook-u i Kryeministrit, urdhri i Drejtorit të Policisë apo e-Albania.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...