Në 24 orët e fundit në Durrës u regjistruan 3 raste të reja me koronavirus. Një rast është një 73-vjeçar që kishte lidhje me 78-vjeçarin që humbi jetën para 3 ditëve. Kurse rasti i dytë është një 63-vjeçare.
Drejtoresha e ISHP-së, Albana Fico në deklaratën e saj për mediat tha se mes personave të fundit të prekur është edhe një fëmijë. Ndërkohë numri i të shëruarve ka shkuar në 104.
ABC News raporton se 63-vjeçarja është një rast i veçuar.
Ajo ka deklaruar se nuk ka pasur kontakte me persona të ardhur nga vatrat e prekura dhe në bazë të kësaj dëshmie dyshojnë se mund të jetë infektuar nga persona ende të paditur në qytetin e Durrësit, ndërkohë hetimet vazhdojnë dhe tamponët e para të familjarëve kanë rezultuar negativ.